E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kosova do të jetë një zonë zgjedhore”

Në Prishtinë kanë përfunduar konsultimet ndërmjet udhëheqësve të institucioneve dhe të gjitha partive politike parlamentare mbi sistemin zgjedhor që do të përcaktohet me ligj. 

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas përfundimit të këtij takimi theksoi se është vendosur që Kosova të ketë një zonë zgjedhore, të mbajë listat e hapura dhe të respektojë pozicionet që parasheh pakoja e Ahtisarit dhe vendet e rezervuara për prezencën e gjinisë femërore në Parlament në masën që ka qenë deri më tani, si dhe të ruhet pragu zgjedhor prej 5 për qind. Sejdiu shtoi se ky ligj duhet të miratohet para 15 qershorit, kur edhe hyn në fuqi Kushtetuta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›