E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Roli i OKB pas 15 qershorit, sipas terrenit”

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, ka deklaruar dje se “përderisa Rezoluta 1244 është ende në fuqi, Kombet e Bashkuara do të kenë rolin e vet 

 në Kosovë edhe pas 15 qershorit, për të reaguar në mënyrë sa më pragmatike, në raport me rrethanat që do të ndryshojnë në terren”. Ryker theksoi se Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë raportimin politik nga terreni, nga Prishtina në Nju Jork, te Këshilli i Sigurimit, ndërsa UNMIK-u do të vazhdojë ta mbajë shtyllën e tretë (OSBE), ndërsa shtylla e katërt (BE) do të pushojë së funksionuari në fund të qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›