E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nikoliç kërcënon Evropën me luftë”

Në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”, kreu i partisë radikale në Serbi, Tomisllav Nikoliç, ka kërcënuar se do të ketë një luftë tjetër në Evropë, nëse 

radikalët do formojnë qeverinë e re serbe. Që në fillim të intervistës, Nikoliç thekson se një qeveri e formuar nga ai dhe Koshtunica, nuk do të hyjë kurrë në Evropë pa Kosovën, prandaj marrëveshja me Bashkimin Evropian kurrë nuk do të ratifikohej, pasi BE-ja e ka mbështetur pavarësinë. Nikoliç tha se Serbia do të vazhdojë edhe më tej me ndërtimin e shtetit paralel në Kosovë dhe ka kërcënuar se nuk do të lejojë vendosjen e ushtrisë së Kosovës në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, kur të largohen trupat e NATO-s. I pyetur se me veprime të tilla Serbia po detyron Kosovën t’i bashkohet Shqipërisë, Nikoliç ka kërcënuar se në një rast të tillë do të kishte një luftë të re në Evropë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›