Rusi-Kinë, bllok kundër sistemit raketor të SHBA
Rusia dhe Kina kanë firmuar një bllok për të kundërshtuar bashkërisht planet e Shteteve të Bashkuara për të krijuar një sistem mbrojtës me raketa.
Pjesë të këtij sistemi do të vendosen edhe në Evropën Lindore, në Poloni dhe Çeki. Dje presidenti i ri i Rusisë, Dmitri Medvedev, vizitoi Kinën ku u takua me homologun tij, presidentin kinez, Hu Jintao, për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët në Pekin kundër këtij sistemi amerikan. Kjo ishte vizita e parë e Medvedev jashtë vendit në postin e presidentit. Qeveria çeke miratoi një ditë më parë marrëveshjen që lejon Shtetet e Bashkuara të dislokojnë pjesë të sistemit të debatueshëm të raketave në këtë vend, me gjithë kundërshtimin e mëhershëm të Rusisë për këtë çështje. Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, pritet të shkojë në Pragë gjatë dy muajve të ardhshëm për të nënshkruar marrëveshjen, e cila duhet miratuar më parë edhe nga Parlamenti i Çekisë. Shtetet e Bashkuara duan të dislokojnë 10 interceptorë raketash në Poloni dhe një radar udhëzues në Republikën Çeke. Administrata e Presidentit Bush thotë se sistemi kundër raketave ka për synim t’i mbrojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë nga një sulm i mundshëm me raketa balistike nga Irani. Ndërsa Presidenti rus, Medvedev, paralajmëroi “përgjigje adekuate” ndaj planeve të Shteteve të Bashkuara, por shtoi gjithashtu se Moska është e gatshme për negociata me Uashingtonin.