E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avioni i zhdukur, humbet kutia e zezë

 

Kreu i agjencisë franceze për hetimin e aksidenteve, Paul-Louis Arslanian, është shprehur pesimist për gjetjen e kutisë së zezë të avionit të “Air France”, që u zhduk të hënën mbi Atlantik. Arslanian tha se shpresonte të publikonte një raport paraprak në fund të qershorit. Ndërkohë një avion-radar brazilian ka zbuluar pjesë të tjera të “Airbus”-it rreth 5 kilometra larg vendit ku u gjetën objektet e para. Njolla karburanti gjenden mbi ujë në një linjë 20 kilometra të gjatë. Në një artikull të gazetës franceze “Le Monde”, ekspertët thonë se mënyra se si janë përhapur pjesët në det të bën të mendosh se avioni ka shpërthyer në ajër. Kreu i ekipit të hetimeve të tragjedisë ajrore njoftoi se para nisjes avioni i “Air France”
nuk ka pasur asnjë problem. Hetimet po vazhdojnë.       

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›