SHBA publikon gabimisht hartën nukleare
Një listë sekrete e vendeve nukleare në Amerikë është publikuar gabimisht në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë. Në të përfshihen harta që tregojnë vendet e elementeve për ndërtimin e armëve nukleare. Administrata Obama e ka pranuar gabimin por ka mohuar faktin se të dhënat ishin të vlefshme për të rrezikuar sigurinë kombëtare. Dokumenti me 266 faqe, mbante vulën “shumë konfidencial” dhe është hequr nga adresa e qeverisë amerikane menjëherë pas ndërhyrjes së medias. Barak Obama ka kërkuar raportin për Agjencinë Ndërkombëtare Atomike me shpresën e nxitjes së vendeve të tjera, si Irani për të paraqitur informacion të tillë të klasifikuar të aktivitetit nuklear. Në një letër për Kongresin, Obama
e ka përshkruar informacionin si “delikat por të paklasifikuar”.