E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barak Obama në Lindje, Osama Bin Laden i dërgon mesazh

 

Ndërsa Obama ka nisur një vizitë në Lindje, ku dje ka takuar mbretin Abdullah dhe sot pritet të mbajë një fjalim shumë të rëndësishëm për botën arabe dhe lidhjet e saj me SHBA, Osama Bin Laden ka dërguar një mesazh në të cilin e barazon atë me ish-presidentin, Xhorxh Bush. “Obama dhe administrata e tij kanë hedhur fara të tjera për të rritur urrejtjen dhe hakmarrjen kundër SHBA-ve”, tha ai. Duke iu referuar operacioneve të ushtrisë pakistaneze kundër talebanëve ai tha se “bombat që janë hedhur mbi fshatra kanë provokuar eksodin e një milion fëmijëve, grave dhe të moshuarve myslimanë të luginës Swat”. Sipas tij, Obama ka nxitur aplikimin e metodës sharia me bombardimet që shkaktuan 2 mijë të vdekur. Bin Laden ka kërcënuar me një “11 shtator të ri”. “Pas disa vitesh apo dekadash, hakmarrja e Mujahiddinëve do të vijë, njëlloj siç bënë 19 heronjtë (autorë të atentateve në kullat binjake) që kanë pritur rastin e parë për t’u hakmarrë për vëllezërit në Palestinë”, citon ai. Eksperti egjiptian i terrorizmit, Dia Rashwan deklaroi se “Mesazhi nuk ka të bëjë fare me vizitën e presidentit Obama në Egjipt, por është vetëm një regjistrim i vjetër mbi situatën në Pakistan”. Media arabe e ka përshëndetur gatishmërinë e Obamës për të angazhuar botën arabe dhe myslimane, por është duke pritur veprime konkrete që do të mbështesin fjalët tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›