E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Avioni peng, s’cenohen marrëdhëniet”

 Zv.kryeministri Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajcak thanë dje se incidenti me avionin që ndryshoi destinacionin dhe u ul në Bratislavë nuk do ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp kreu i diplomacisë shqiptare u shpreh se "nuk besoj se ky incident, i rëndë, mund të cenojë marrëdhëniet midis dy vendeve tona, sepse kemi të bëjmë me një veprim krejtësisht të papërgjegjshëm dhe të dënueshëm të ekuipazhit që drejton avionin, por ky është një problem midis dy kompanive. Ndërkohë ne do ta ndjekim këtë çështje, por pa e ngatërruar këtë në marrëdhëniet midis dy shteteve dhe dy qeverive". Ndërsa sipas homologut të tij sllovak "rekomandimi im do të ishte që ne të mos e tepronim, të mos e ekzagjeronim këtë çështje pa pasur në duar provat. Kjo nuk është çështje ndërmjet dy vendeve tona, por është një çështje që ka të bëjë midis dy kompanive përkatëse. Natyrisht që ne kemi kërkuar dhe do të kërkojmë që kjo trajtohet nga entet përkatëse, sa më mirë dhe sa më plotë, në përputhje me ligjet dhe standardet përkatëse".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›