E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, Ristani: Si hiqen mandatet

 BLEDAR HOTIHeqja mandateve të deputetëve dhe zëvendësimi i tyre me të tjerë bëhet me shumicë të thjeshtë nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani në një prononcim për TV Klan thekson se "duke iu referuar nenit 24, KQZ-ja do të marrë vendime me shumicë të thjeshtë, të votave të katër anëtarëve. Nisur nga kjo, kryekomisioneri thekson se neni 24, në të cilin bëhej fjalë për rastet kur votohet për një shumicë të cilësuar nuk përfshin nenin 164, ku merret vendimi për zëvendësim mandatesh të deputetëve. "Tek vendimet që duan pesë vota, nuk përfshihet vendimmarrja në rastin e nenit 164. Kur përcakton nenet 162, 163, 166 atëherë kërkon një shumicë të cilësuar votash, me pesë vota. Për shkak se vendimi që mundet të marrë KQZ-ja në këtë rast është një veprim administrativ fare i thjeshtë. Pra vendimmarrje që PS-së i takojnë 15 deputetë për Tiranë është e mbyllur. është e dhënë një herë e përgjithmonë, asgjë nuk ndryshon, ato janë mandate të kësaj partie. Lista shumë emërore nuk ndryshon më, është e miratuar, ne thjesht përcaktojmë se kush është i 16-i në listë, për shkak se lista është depozituar në KQZ. Duke qenë kështu, legjislatori nuk e ka futur këtë lloj vendimmarrje në atë me votë të cilësuar. Ka thënë vetëm në rastin kur shpërndahen mandatet për zonën zgjedhore", tha Ristani. Sipas tij, është pikërisht për faktin se kjo listë është depozituar dhe miratuar nga KQZ-ja, që Kuvendi njofton vakancën në KQZ dhe është ai që jep pastaj emrin që vjen në listë në rastin konkrete. Kjo është procedura që ndiqet për Ristanin dhe se nuk lind nevoja për votim me shumicë të cilësuar.  Në të njëjtën kohë kryekomisioneri ka dhënë mendimin e tij si jurist dhe me faktin nëse kjo procedurë e tillë mund të pengohet në rast të një ankesa të PS-së apo nga individët në Gjykatën Kushtetuese. "Nuk mund të ketë ankimim më duket mua nga mënyra se si e konceptoj dhe e shikoj unë qoftë Kushtetutën, qoftë ligjin. Në rast se do të ketë një kërkesë për të interpretuar Kushtetutën në Gjykatën Kushtetuese, shqyrtimi i saj absolutisht nuk mund të pezullojë veprimtarinë e KQZ-së", theksoi Ristani. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një letër drejtuar deputetëve të PS-së të pabetuar, u kërkon që brenda datës 4 mars të paraqiten në seancë parlamentare, pasi në kundërt do ti digjet mandati i fituar nga vendimi i 1 gushtit dhënë nga KQZ-ja. Neni 71 i Kushtetutës përcakton se mandati i deputetit digjet në rastet kur mungon për 6 muaj pa arsye dhe kur nuk bën betimin në Kuvend. Sipas përllogaritjeve të bëra nga ana e Kuvendit data 6 mars është afati i fundit gjashtë mujor, në një kohë që ditë i bie e shtunë. Seanca para kësaj ditë është e datës 4 mars, e së enjtes. Që nga kjo datë, socialistët kanë gjashtë seanca në dispozicion gjithsej për të thyer bojkotin parlamentar.Vendimmarrja në KQZNeni 241. Konsiderohen të miratuara, kur votojnë "pro" jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së, vendimet lidhur me: a) shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, sipas neneve 162, 163 dhe 166, pika 3 të këtij Kodi; b) pranimin e ankimit kundër vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të zonës zgjedhore, sipas nenit 123 të këtij Kodi dhe vendimet lidhur me ankimet kundër vendimeve të KZAZ-ve për rezultatin e zgjedhjeve për qeverisjen vendore; c) kërkesat për deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një ose disa qendra votimi, sipas nenit 160 të këtij Kodi;

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›