“Topi të mbledhë tryezën”
Partia Demokristiane i bëri thirrje dje Presidentit Topi të mbledhë tryezën e partive politike për gjetjen e një zgjidhje për krizën pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Në një deklaratë për mediat kjo forcë politikë thekson se "PDK, duke përshëndetur raportin e reporterëve të Këshillit të Evropës, i bën thirrje Presidentit të Republikës Bamir Topi të mbledhë menjëherë tryezën e partive politike dhe fillimin e dialogut politik midis partive të maxhorancës dhe partive të opozitës për zgjidhjen e krizës". "PDK gjykon se hetimi i zgjedhjeve dhe hapja e kutive të votimit, në qarqet e kontestuara nga opozita është e vetmja rrugë që çon në zgjidhjen e krizës politike, kthimin e normalitetit në vend", thuhet më tej në njoftimin e PDK-së.