Avokatët: Prokuroria kërkon Kumbaron me masën që është shuar nga gjykata më 2003-shin
Kërkesa në gjykatë: Prokurori Xhevat Hana të japë dorëheqjen, ka këshilluar familjarët. Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi dje dy kërkesat e palës mbrojtëse
Laureta Rryçi
Tiranë - Prokuroria e Krimeve të Rënda mban peng kërkimin e Ilir Kumbaros me një masë sigurimi të vitit 2003. Kjo masë rezulton se është shuar nga gjykata për shkak se ka përfituar nga një amnisti e atyre viteve. Ky ka qenë dhe pretendimi që ngritën dje dy avokatët e Ilir Kumbaros, ish-punonjësit të SHIK-ut të asaj kohe. Mbrojtësit, në seancën e radhës, i paraqitën kolegjit penal dy kërkesa. Në kërkesën e parë ata pretendonin dorëheqjen e prokurorit të çështjes, Xhevat Hana. Sipas tyre, Hana, në kohën kur kishte qenë komisionar te Avokati i Popullit kishte këshilluar familjarët e Remzi Hoxhës për procedurat që duhet të ndiqnin për rihapjen e hetimeve. Ndërsa kërkesa e dytë kishte të bënte me shuarjen e masës së sigurisë ndaj klientit të tyre. Me gjithë argumentet e shumta që ata sollën para gjykatës, kolegji penal vendosi të rrëzonte të dy kërkesat. Në seancën e radhës ishin prezent edhe mbrojtësit e dy të pandehurve të tjerë, të Arben Sefgjinit dhe Anvi Koldashit.
Pretendimet
Pas njohjes me dosjen, dy avokatët, Vojo Bregu dhe Bledar Fejzo, të përzgjedhur nga djali i Kumbaros, iu drejtuan gjyqtarëve me dy kërkesa. Për dorëheqjen e prokurorit Xhevat Hana ata u shprehën se ai nuk duhet ta kishte pranuar që në fillim marrjen përsipër të hetimeve ndaj kësaj dosjeje. Sipas tyre, ai kishte kryer edhe më parë hetime për këtë çështje që në kohën kur ka qenë pjesë e institucionit të Avokatit të Popullit. Ndërsa me kërkesën e dytë kërkonin njëherë e mirë që klienti i tyre të lante duart me Drejtësinë shqiptare. “Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi është bërë kompetente për hetimin e çështjes me vendimin e prokurorit të Përgjithshëm, duhet të kërkonte, nëse do ta shihte të nevojshme, caktimin e masës së sigurimit edhe për Ilir Kumbaron, sikundër ka kërkuar dhe për të pandehurit e tjerë Sefgjini dhe Koldashi. Pra, vetë organi i akuzës ka pranuar dy standarde në zbatim të ligjit procedural lidhur me caktimin e masës së sigurimit. Për të pandehurit Sefgjini dhe Koldashi ka pranuar se vendimi i arrestit e ka humbur fuqinë, prandaj dhe ka kërkuar masë sigurimi, ndërsa për të pandehurin Kumbaro pranon të kundërtën, kur të gjitha këto vendime janë dhënë nga Gjykata në të njëjtën kohë dhe të njëjtën fazë të procesit të hetimit”, - thuhej në kërkesën e avokatëve.
Vendimi
Kolegji penal i kryesuar nga gjyqtari Xhelal Elezi vendosi dje të rrëzonte të dyja kërkesat e avokatëve. Sipas gjykatës nuk u takon atyre të përcaktojnë nëse duhet të qëndrojë i njëjti prokuror për vijimësinë e procesit. Ata i këshilluan avokatët se një kërkesë të tillë mund ta drejtonin vetëm te kryeprokurorja Ina Rama. Ndërsa për kërkesën e dytë ata e argumentuan se shuarjen e masës së sigurisë mund ta kërkojë vetë i pandehuri ose avokati të cilit ai i ka dhënë personalisht prokurë. Ndërsa në rastin në fjalë avokatët kanë prokurë nga i biri. Megjithatë, sërish ata janë shprehur në seancat e mëparshme se i kanë pranuar si të vlefshme aktet e prokurorisë të dorëzuara në fillim në dosje, kështu që edhe atë masë sigurimi ata e kanë cilësuar si një nga dokumentet e rregullta të dorëzuara nga institucioni i akuzës.
17 Qershor 2009