E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon pajisja me letërnjoftimin elektronik në 9 njësi vendore



GJIROKASTËR - Procesi i pajisjes me letërnjoftimin e ri elektronik për shtetasit pa pasaportë ndërkombëtare ka përfunduar plotësisht në 9 njësi vendore, nga 32 që funksionojnë në Prefekturën e Qarkut të Gjirokastrës. Prefektja Mimoza Çomo tha dje për mediat se shpërndarja e letërnjoftimit të ri elektronik gjatë fillimit të kësaj jave ka ecur me ritme të shpejta dhe tashmë 9 njësi vendore e kanë përfunduar plotësisht këtë procedurë ligjore. Sipas Çomos, nga 6 bashki, vetëm ajo e Libohovës e ka përfunduar plotësisht procesin e shpërndarjes së letërnjoftimet elektronike për shtetasit që nuk ishin pajisur me pasaportën ndërkombëtare. Prefektja Çomo u bëri thirrje drejtuesve të lartë të njësive të tjerave vendore që të angazhohen personalisht për të përmbushur detyrën që asnjë shtetas pa pasaportë ndërkombëtare të mos ngelet pa letërnjoftimin e ri elektronik. Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës funksionojë administrativisht 6 bashki dhe 26 komuna me rreth 120 mijë banorë.

17 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›