E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton gjyqtarët e votuar nga KLD-ja



Tiranë - Presidenti Topi dekretoi dje emrat e gjyqtarëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Kështu, Gjin Gjoni, Hysni Demiraj, Fehmi Petku dhe Artan Zeneli pritet të nisin punën në emërimin e ri. Këshilli i Lartë i Drejtësisë përzgjodhi në mbledhjen e fundit për vendin bosh në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda gjyqtarin në Gjykatën e Tiranës, Fehmi Petku. Ky i fundit prej vitesh është pjesë e trupës penale në të këtë gjykatë. Për dy vendet bosh në Gjykatën e Apelit të Tiranës u përzgjodh Gjin Gjoni dhe Hysni Demiraj. Ky i fundit është aktualisht anëtar i Këshillit, por duke qenë se ishte në garë nuk u përfshi në votim. Së fundi, për vendin bosh si gjyqtar në Gjykatën e Faktit të Tiranës është përzgjedhur, avokati Artan Zeneli.

17 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›