Raporti i DASH-it: “Shqipëria, burim për trafikun e qenieve njerëzore”
“Korrupsioni në të gjithë sektorët e shoqërisë shqiptare, pengesë për uljen e trafikimit”. Ndërkohë theksohet se qeveria nuk i ka ndjekur penalisht kundërvajtësit e trafikimit
Tiranë – “Qeveria shqiptare nuk përmbush standardet për eliminimin e trafikut të qenieve njerëzore edhe pse ka bërë përpjekje domethënëse në këtë drejtim”. Ky është konstatimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin. Në raportin ku studiohet situata e trafikimit në 175 shtete, për Shqipërinë thuhet se viktimat shqiptare trafikohen kryesisht në vendet e rajonit, por edhe në Europë.
“Në vendnumëro”
Shqipëria mbetet vendburim për trafikimin e grave dhe fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit seksual, por edhe për punë të detyruar. Kryesisht mosha e të trafikuarve është nën 18 vjeç. Shumica janë gra dhe vajza, por ka edhe fëmijë dhe burra, të cilët trafikohen për punë të detyruar në sektorin bujqësor në Greqi. Sipas raportit, korrupsioni i kudondodhur në sektorët e shoqërisë shqiptare mbetet pengesë për uljen e trafikimit njerëzor në Shqipëri. Gjithashtu, në këtë raport thuhet se qeveria nuk i ka ndjekur penalisht kundërvajtësit e trafikimit, apo zyrtarë publikë që morën pjesë apo lehtësuan trafikimin njerëzor.
Rekomandimet
Raporti jep dhe rekomandime për Shqipërinë se si të luftohet ky fenomen. Kështu thuhet se Shqipëria duhet të vazhdojë të ndjekë penalisht ata që marrin pjesë në trafikim dhe ata që lehtësojnë këtë trafik. Qeveria duhet të punojë me shoqërinë civile për të siguruar mbrojtjen e viktimave. Sidoqoftë, në këtë raport jepen edhe përpjekjet e faktuara që ka bërë qeveria shqiptare për të luftuar sadopak pasojat e trafikimit. Në lidhje me anën ligjore, vendi ynë ndalon me ligj trafikimin seksual dhe punën e detyruar, gjithashtu ligji përmban ndëshkime deri në 15 vite burgime. Në vitin 2008 janë ndjekur penalisht 22 çështje trafikimi, sipas raportit. Në lidhje me mbrojtjen e viktimave të trafikimit qeveria ka ofruar 262 mijë dollarë financime për strehën e kujdesit për të riatdhesuarat. Ndërsa përsa i përket parandalimit, edhe në këtë fushë janë bërë përpjekje nga qeveria shqiptare, ku në 2008-n është miratuar një plan i ri kombëtar për të luftuar trafikimin, kryesisht të fëmijëve. Sidoqoftë, Shqipëria renditet në grupin e dytë, ku hyjnë vendet që nuk i plotësojnë plotësisht standardet në lidhje me luftën ndaj fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore.
17 Qershor 2009