Avokatët amerikanë të Fazliç "përzihen" nga akuza shqiptare
Dy avokatët amerikanë,
që kanë zbarkuar dje
në Shqipëri për të
mbrojtur shtetasin
Damir Fazliç, i akuzuar për "pastrim
të produkteve të veprës penale",
nuk janë pranuar nga Prokuroria e
Tiranës për të përfaqësuar ligjërisht
klientin e tyre. Andreu Corcoran
dhe Eduard Ross janë paraqitur
mesditën e djeshme në zyrat e
Task-Forcës kundër krimit ekonomiko-
financiar së bashku me
avokatin shqiptar, Genc Gjokutaj.
Në katin e katërt të godinës së
Prokurorisë së Tiranës janë takuar
me prokurorin Dritan Rreshka.
Takimi ka zgjatur rreth 10 minuta
dhe në dalje dy juristët amerikanë
nuk janë prononcuar për mediat,
duke vijuar axhendën për mbledhjen
e informacioneve për klientin
e tyre. Mësohet se avokati
Gjokutaj i ka paraqitur prokurorit
të çështjes edhe prokurën e
lëshuar nga vetë Fazliç për
mbrojtjen e tij. Por burime nga
akuza thanë se dy avokatët amerikanë
nuk mund të mbrojnë ligjërisht
shtetasin serbo-boshnjak,
pasi ligji shqiptar e pengon një gjë
të tillë. Më parë, ata duhet të marrin
licencën në Ministrinë e Drejtësisë
dhe më pas të kryejnë edhe
pagesat në Drejtorinë e Tatim-
Taksave në Tiranë. Gjithsesi, ata e
kanë një shans... të jenë konsulentë
të avokatit të Fazliç, tashmë
me prokurë, Genc Gjokutajt
Axhenda e avokatëve
Ishte deklaruar se dy avokatët
e Fazliç do të vinin nga Anglia. Por
duket se pas zhvillimeve të fundit,
serbo-boshnjaku kaq shumë i përfolur
në Shqipëri, ka preferuar që
të "emëroj" si mbrojtës të tij para
drejtësisë dy avokatë me nënshtetësi
amerikane. Avokatët amerikanë
të biznesmenit Damir Fazliç
zbritën rreth orës 11:00 në tokën
shqiptare, për të mbrojtur ligjërisht
klientin e tyre. Ata, pasi kanë
"zbarkuar" në Rinas, kanë udhëtuar
në drejtim të Tiranës. Destinacioni
i tyre i parë ka qenë
Prokuroria, ku, përreth 10 minuta,
ata kanë marrë kontakt me
prokurorët e çështjes "Fazliç". Më
pas ata kanë dalë nga Prokuroria
dhe kanë lëvizur nëpër Tiranë, për
të marrë kontakte me persona që
mund të "ndihmojnë" klientin e
tyre. Mësohet se avokatët do të
kryejnë takime me "bashkëpunëtorët"
e Fazliçit në lidhje me
mbrojtjen. Gjithashtu, një pjesë e
rëndësishme e aktivitetit të tyre do
të jetë edhe kundërshtimi i vendimit
të prokurorisë, për bllokimin
e aktiviteteve të klientit të tyre.
Ndërsa avokatët amerikanë, të
ndihmuar nga Genc Gjokutaj, do
të marrin edhe dokumente zyrtare
nga Qendra Kombëtare e
Regjistrimit si dhe për transferimin
e të hollave nga Qipro në Tiranë.
Tani për tani, ata kanë vetëm rolin
e konsulentit. Nga të dhënat e
para, mësohet se amerikanët kanë
kryer një strategji për mbrojtjen e
klientit të tyre. Në fillim do të verifikojnë
materialin e prokurorisë, i
cili do t‘i vihet në dispozicion
avokatit shqiptar. Më pas, duke
përdorur këto dokumente do të
kërkojnë pushimin e hetimeve,
pasi e vetmja parregullsi e Damir
Fazliç në Shqipëri është mospagimi
i 10 përqindëshit të shumës për
shitje-blerjen e një firme shqiptare.
Në bazë të ligjeve tona,
nëse një firmë shitet 1.7 milionë
euro, atëherë shtetit shqiptar i kalon
10% e shumës. Në rastin e
shitjes së firmës së Fazliç, shteti
duhet të përfitonte 170 mijë euro.
Kjo shumë ende e pa arkëtuar,
konsiderohet edhe si shkelja e vetme
nga mbrojtja e Fazliç. Por, nga
ana e akuzës, dyshohet se serboboshnjaku
ka pastruar para në
Shqipëri, duke krijuar firma fiktive,
të cilat ja ka shitur "vetes" me
çmime të kripura. Prokuroria dyshon
gjithashtu se Fazliç, përveçse
në vendin tonë, ka krijuar firma
fantazmë edhe në Qipro. Por
duket se në këtë shtet ai ka paguar
të gjitha detyrimet tatimore,
ndërsa në Shqipëri, pas lidhjeve
me politikanë, nuk bënte të
njëjtën gjë.
Vonesa e
dokumenteve
Më 9 tetor, Prokuroria e Tiranës
deklaroi se ka nisur hetim
për pastrim parash për serboboshnjakun
Fazliç. Mësohet se ai
ka kontaktuar me avokatin Genc
Gjokutaj për të mbrojtur interesat
e tija në Shqipëri. Sipas prokurorisë,
dyshohet se tatim-taksat dhe
bankat kanë vonuar me dashje
kthimin e përgjigjes për subjektet
private të Fazliç. Madje,
hetuesit saktësojnë se gjithçka
është bëre me një qëllim... Mund
të nis një hetim i ri për censurimin
e dokumenteve që janë kërkuar
nga prokuroria për këtë çështje.
Zbardhet ikja
Prokuroria e Tiranës ka mbledhur të
gjithë informacionin për mënyrën se
si është larguar serbo-boshnjaku Fazliç nga
Shqipëria. Nga të dhënat e marra nëpërmjet
dokumenteve dhe dëshmive rezulton
se në momentin kur shkresa e prokurorisë
është protokolluar në Komisariatin e Rinasit,
Fazliç gjendej në zonë ndërkombëtare
të trafikut ajror. Në këtë zonë, prokuroria e
ka pasur të pamundur të ndalojë apo të
ftojë një shtetas të huaj për të dhënë shpjegime.
Pritet që në ditët në vijim të merren
edhe procedura të tjera ligjore për këtë
episod, ku në qendër të akuzave është vënë
policia e aeroportit, por sidomos krerët e
Aviacionit Civil Shqiptar, nga edhe përcaktohen
oraret e ulje-ngritjeve të avionëve.
Hiqet sekuestro për dy "partnerë" të Fazlliç
Prokuroria e Tiranës ka
hequr sekuestron mbi
llogaritë bankare dhe dokumenteve
për shoqëritë tregtare
"Global Construksion"
dhe "Reno Albania". Nga
grupi hetimor është vënë re
se ato nuk kanë lidhje me
shoqëritë e krijuara nga i
hetuari Damir Fazlliç. Ky
vendim është marrë nga dy
prokurorët Besnik Cani dhe
Dritan Rreshka, të cilët e
konfirmojnë zyrtarisht.
Prokurorët kanë argumentuar
se pasi janë shqyrtuar
provat është vlerësuar se dy
firmat e lartpërmendura
nuk kanë asnjë lidhje me
dosjen e Fazlliç. Kështu, vendimi
do u komunikohet edhe
bankave të nivelit të dytë, të
cilat kishin ngrirë llogaritë
bankare të dy firmave.
që kanë zbarkuar dje
në Shqipëri për të
mbrojtur shtetasin
Damir Fazliç, i akuzuar për "pastrim
të produkteve të veprës penale",
nuk janë pranuar nga Prokuroria e
Tiranës për të përfaqësuar ligjërisht
klientin e tyre. Andreu Corcoran
dhe Eduard Ross janë paraqitur
mesditën e djeshme në zyrat e
Task-Forcës kundër krimit ekonomiko-
financiar së bashku me
avokatin shqiptar, Genc Gjokutaj.
Në katin e katërt të godinës së
Prokurorisë së Tiranës janë takuar
me prokurorin Dritan Rreshka.
Takimi ka zgjatur rreth 10 minuta
dhe në dalje dy juristët amerikanë
nuk janë prononcuar për mediat,
duke vijuar axhendën për mbledhjen
e informacioneve për klientin
e tyre. Mësohet se avokati
Gjokutaj i ka paraqitur prokurorit
të çështjes edhe prokurën e
lëshuar nga vetë Fazliç për
mbrojtjen e tij. Por burime nga
akuza thanë se dy avokatët amerikanë
nuk mund të mbrojnë ligjërisht
shtetasin serbo-boshnjak,
pasi ligji shqiptar e pengon një gjë
të tillë. Më parë, ata duhet të marrin
licencën në Ministrinë e Drejtësisë
dhe më pas të kryejnë edhe
pagesat në Drejtorinë e Tatim-
Taksave në Tiranë. Gjithsesi, ata e
kanë një shans... të jenë konsulentë
të avokatit të Fazliç, tashmë
me prokurë, Genc Gjokutajt
Axhenda e avokatëve
Ishte deklaruar se dy avokatët
e Fazliç do të vinin nga Anglia. Por
duket se pas zhvillimeve të fundit,
serbo-boshnjaku kaq shumë i përfolur
në Shqipëri, ka preferuar që
të "emëroj" si mbrojtës të tij para
drejtësisë dy avokatë me nënshtetësi
amerikane. Avokatët amerikanë
të biznesmenit Damir Fazliç
zbritën rreth orës 11:00 në tokën
shqiptare, për të mbrojtur ligjërisht
klientin e tyre. Ata, pasi kanë
"zbarkuar" në Rinas, kanë udhëtuar
në drejtim të Tiranës. Destinacioni
i tyre i parë ka qenë
Prokuroria, ku, përreth 10 minuta,
ata kanë marrë kontakt me
prokurorët e çështjes "Fazliç". Më
pas ata kanë dalë nga Prokuroria
dhe kanë lëvizur nëpër Tiranë, për
të marrë kontakte me persona që
mund të "ndihmojnë" klientin e
tyre. Mësohet se avokatët do të
kryejnë takime me "bashkëpunëtorët"
e Fazliçit në lidhje me
mbrojtjen. Gjithashtu, një pjesë e
rëndësishme e aktivitetit të tyre do
të jetë edhe kundërshtimi i vendimit
të prokurorisë, për bllokimin
e aktiviteteve të klientit të tyre.
Ndërsa avokatët amerikanë, të
ndihmuar nga Genc Gjokutaj, do
të marrin edhe dokumente zyrtare
nga Qendra Kombëtare e
Regjistrimit si dhe për transferimin
e të hollave nga Qipro në Tiranë.
Tani për tani, ata kanë vetëm rolin
e konsulentit. Nga të dhënat e
para, mësohet se amerikanët kanë
kryer një strategji për mbrojtjen e
klientit të tyre. Në fillim do të verifikojnë
materialin e prokurorisë, i
cili do t‘i vihet në dispozicion
avokatit shqiptar. Më pas, duke
përdorur këto dokumente do të
kërkojnë pushimin e hetimeve,
pasi e vetmja parregullsi e Damir
Fazliç në Shqipëri është mospagimi
i 10 përqindëshit të shumës për
shitje-blerjen e një firme shqiptare.
Në bazë të ligjeve tona,
nëse një firmë shitet 1.7 milionë
euro, atëherë shtetit shqiptar i kalon
10% e shumës. Në rastin e
shitjes së firmës së Fazliç, shteti
duhet të përfitonte 170 mijë euro.
Kjo shumë ende e pa arkëtuar,
konsiderohet edhe si shkelja e vetme
nga mbrojtja e Fazliç. Por, nga
ana e akuzës, dyshohet se serboboshnjaku
ka pastruar para në
Shqipëri, duke krijuar firma fiktive,
të cilat ja ka shitur "vetes" me
çmime të kripura. Prokuroria dyshon
gjithashtu se Fazliç, përveçse
në vendin tonë, ka krijuar firma
fantazmë edhe në Qipro. Por
duket se në këtë shtet ai ka paguar
të gjitha detyrimet tatimore,
ndërsa në Shqipëri, pas lidhjeve
me politikanë, nuk bënte të
njëjtën gjë.
Vonesa e
dokumenteve
Më 9 tetor, Prokuroria e Tiranës
deklaroi se ka nisur hetim
për pastrim parash për serboboshnjakun
Fazliç. Mësohet se ai
ka kontaktuar me avokatin Genc
Gjokutaj për të mbrojtur interesat
e tija në Shqipëri. Sipas prokurorisë,
dyshohet se tatim-taksat dhe
bankat kanë vonuar me dashje
kthimin e përgjigjes për subjektet
private të Fazliç. Madje,
hetuesit saktësojnë se gjithçka
është bëre me një qëllim... Mund
të nis një hetim i ri për censurimin
e dokumenteve që janë kërkuar
nga prokuroria për këtë çështje.
Zbardhet ikja
Prokuroria e Tiranës ka mbledhur të
gjithë informacionin për mënyrën se
si është larguar serbo-boshnjaku Fazliç nga
Shqipëria. Nga të dhënat e marra nëpërmjet
dokumenteve dhe dëshmive rezulton
se në momentin kur shkresa e prokurorisë
është protokolluar në Komisariatin e Rinasit,
Fazliç gjendej në zonë ndërkombëtare
të trafikut ajror. Në këtë zonë, prokuroria e
ka pasur të pamundur të ndalojë apo të
ftojë një shtetas të huaj për të dhënë shpjegime.
Pritet që në ditët në vijim të merren
edhe procedura të tjera ligjore për këtë
episod, ku në qendër të akuzave është vënë
policia e aeroportit, por sidomos krerët e
Aviacionit Civil Shqiptar, nga edhe përcaktohen
oraret e ulje-ngritjeve të avionëve.
Hiqet sekuestro për dy "partnerë" të Fazlliç
Prokuroria e Tiranës ka
hequr sekuestron mbi
llogaritë bankare dhe dokumenteve
për shoqëritë tregtare
"Global Construksion"
dhe "Reno Albania". Nga
grupi hetimor është vënë re
se ato nuk kanë lidhje me
shoqëritë e krijuara nga i
hetuari Damir Fazlliç. Ky
vendim është marrë nga dy
prokurorët Besnik Cani dhe
Dritan Rreshka, të cilët e
konfirmojnë zyrtarisht.
Prokurorët kanë argumentuar
se pasi janë shqyrtuar
provat është vlerësuar se dy
firmat e lartpërmendura
nuk kanë asnjë lidhje me
dosjen e Fazlliç. Kështu, vendimi
do u komunikohet edhe
bankave të nivelit të dytë, të
cilat kishin ngrirë llogaritë
bankare të dy firmave.