"The winner is..."
Dje ambasadori i SHBA në Tiranë
tha se figura e Silvia Contit,
kryeshenjë e antikrimit në Italinë
e viteve 1980, të sunduar
nga pushteti i mafies shtetërore,
"Ndraghetta-s" e "Camorras", që është
përdorur shpesh për të karakterizuar portretin
e znj.Ina Rama, nuk mjafton. Sepse
Silvia Conti luan një rol në film,
domethënë një rol "fiction", kurse Ina
Rama po përjeton brenda jetës së saj një
realitet, "një realitet të parë", krejt "faction",
gjithë këtë betejë të frikshme prej
disa muajsh.
Qëkur erdhi në atë post, kam dashur ta
shoh portretin e saj përmes "ikonës" së
Silvia Contit, ashtu sikurse kreu i ekzekutivit
shqiptar, Berisha, e përveçoi denjësisht.
Por jo vetëm një herë. Kishte disa
ditë që, ndonëse pa e shqiptuar, e kisha
shkuar nëpër mend të njëjtën vërejtje që
bëri ambasadori Withers. Dhe nuk e fsheh
dot që më erdhi zët me veten, kur diplomati
i vendit më të madh aleat të shqiptarëve,
mori "meritën e të parit" në
qortimin e këtij krahasimi. Gjithnjë me një
buzëqeshje të kursyer në fytyrë, krejt e
qetë dhe e përmbajtur, transparente në
mendësi deri në kokëfortësi, në paraqitjen
publike, znj.Ina Rama riktheu te ne, besimin
se drejtësia mund të ekzistojë.
Në fakt, në Shqipëri, një vend ku "shteti
i së drejtës" dhe "mirëqeverisja
qytetare" janë aq larg jetës së vërtetës, sa
qëndron idealizmi me realitetin, edhe
ndonjë gabim i madh të krahasosh një figurë
artistike me një tjetër figurë, të gjendur
brenda përditshmërisë nuk është.
Vetëm se, si të gjitha çuditë e tjera të kësaj
bote, në Shqipëri, gabimi ndodh në të
kundërtën: këtu jo arti, por realiteti ia kalon
të pabesueshmes ("fiction").
Në filmin "La Piovra", që shqiptarët e
njohin mirë, sepse u pati shërbyer si një
dritare për të kuptuar se njerëz që i dorëzohen
idealit të tyre kishte dhe në Perëndim,
si Silvia Conti, një nga "lordët" e së
keqes shprehet: "Ǒjanë këta tenderë që
më flisni?! Nuk jemi për të fituar ca teprica!
Ne duhet të arrijmë t‘i bëjmë vetë ligjet
e këtij vendi! Vetëm atëherë do të jemi
të sigurt në punën që na pret!".
Ngjarjet që ndodhën gjatë dy muajve
të fundmë, pothuajse nuk i lanë njeriut
shqiptar asnjë shteg mendimi për të besuar
se shteti i tyre nuk po sillet si bandit.
Ndodhi shpërthimi i Gërdecit 7 muaj më
parë dhe askush s‘u kallëzua për faj!
Humbi jetën i vetmi dëshmitar i procesit të
ndërkombëtarizimit të krimit dhe me të
drejtë, të gjithë themi se "të paktën shpëtoi
qeni i gjahut!". Së fundi, vetëm dy ditë
pas një arresti të papritur në vendin e
lindjes, në Tiranë zbarkoi si në një çiflig të
vetin boshnjako-serbo-anglo-amerikani
Demir Fazlia, i njohur në popull me emrin
Damir Fazliç.
Të gjithë ata që, sadopak kanë studiuar
historinë e përhapjes së pushteteve kriminale
në botë e dinë mirë se mafia nuk bëhet
vetëm dhe nuk ka karakter kombëtar. Mafia
bëhet kur krimi ndërkombëtarizohet.
Madje, mafia më e fuqishme është ajo që
bashkon kundërshtarë tradicionalë, për
shembull grekë e turq, serbë e shqiptarë,
baskë e spanjollë, rusë e amerikanë.
Gërdeci dhe Demir Fazlia janë dy akte
të së njëjtës tragjedi, dy anë të së njëjtës
medalje. Në të gjitha vëzhgimet televizive
të fundme kemi menduar ftohtë se palët
përmendin një "përmasë atlantike" të
krimit, për t‘i shtirë frikën publikut, shtypit
që heton, dëshmitarëve, por mbi të gjitha
Kryeprokurores Ina Rama. Në të vërtetë,
kush nuk ka kuptuar se ardhja e Demir
Fazlisë (siç u quajt dhe më së fundi në një
kanal televiziv), me charter-in e tij luksoz,
vetëm sa për të përshëndetur miqtë e tij
në Tiranë, dhe ikja e tij nën mbrojtjen protokollare
të shtetit, që e zgjati dorën deri
te pezullimi i përkohshëm i sinjalistikës
ajrore të Rinasit, ishin një sfidë poshtërimi
ndaj drejtësisë, nuk ka kuptuar asgjë
nga gjithë historia që ndodhi.
Ne qemë dëshmitarë, të verbër a me
sy, nuk e dimë ende, të kërcënimit të shtetit
ndaj drejtësisë. Ina Rama u ndodh
ndoshta në provën më të vështirë të karrierës
së saj të deritashme. U komanduan
të gjitha veglat e shtetit, vullnetare e zyrtare,
për të marrë pjesë në provën gjenerale
të ushtrimit se "si i tregohet vendi
drejtësisë". Truproje, policë, gazetarë, deputetë,
ministra e mbiministra u rreshtuan
në operacionin e përgjithshëm për ta
vënë institucionin e akuzës fillimisht në
gjendje amnezie dhe pastaj edhe më keq,
në karrigen e të paditurit. "Ligjin e bëjmë
ne!" - të gjitha veprimet e këtij egërsimi të
pabesueshëm të shtetit vetëm këtë kuptim
kishin.
Në fakt, dëshpërimisht apo ndoshta
në të kundërtën, duhet pranuar tashmë
se Ina Rama dhe institucioni që ajo kryeson
kanë mbetur i vetmi institucion në
këtë vend që mendon, dhe përtej kësaj,
një institucion që më riktheu dëshirën për
frymëmarrje në Atdheun tim. Kishte
mbetur vetëm Ina Rama. Dhe asaj i duhej
treguar vendi. I duheshin prerë krahët, i
duhej tharë ajo buzëqeshje e kursyer, që
më së shumti u duhej shqiptarëve që
rreth-rrotullohen në një ankth politik prej
afro dy dekadash. Ajo buzëqeshje që flet
më shumë se deklaratat e saj, qofshin
optimiste apo të trishtuara. "Këtu jemi ne
dhe këtu ligjin doemos duhet ta bëjmë ne",
më vijnë ndërmend fjalët e një prej bosëve
të mafies që udhëhiqte tej Atlantikut,
Santuçot e tij. Dhe e bëjmë jo vetëm, por
me boshnjakë, me serbo-anglo-boshnjako-
amerikanë, e bëjmë si një makinë
ndërkombëtare që të gjen kudo që të jesh!
Ina Rama ishte sigurisht në provën më
të vështirë të karrierës së saj. Ajo, në një
farë mënyre, ishte në provën për të dëshmuar
nëse e kishte pranuar hyrjen në orbitën
e "shefit të madh" apo, përkundrazi,
kishte gjetur brenda vetes gjithë dinjitetin
e nevojshëm për të mos e lënë kandili
e shpresës në drejtësi të shuhej. E lodhur
nga sabotimi, e shkurajuar nga komploti i
vetë shtetit, ajo u duk pak ditë më parë në
sytë e njerëzve të rëndomtë si një qenie e
dobët. Por njeriu që nuk dorëzohet para
së keqes dhe që pëlqen t‘u shkojë gjërave
deri në fund, del dhe flet para kamerave
televizive nën një kënd tjetër. Pikërisht
me ndihmësin e Kryeministrit, me "të
kallëzuarin" e qeverisë në krah! Burrave
shqiptarë që qeverisin apo presin të
qeverisin do t‘u duhet të rriten shumë për
të mbërritur deri te ky dinjitet gruaje!
Në të vërtetë, çfarë bënë burrat shqiptarë
të politikës ndërkaq? Shumë
thjesht: Vetëm retorikë, domethënë vetëm
dredhira të mjeshtërisë. Ata, të majtë a të
djathtë qofshin, nuk arritën të dalin qoftë
dhe për një çast të vetëm "jashtë orbitës"
ku kanë zënë vend të rrotullojnë ditët dhe
netët e dështuara të tyre. Ndërsa autoriteti
më i lartë qeverisës propozoi marrëzinë
më të dashur për vete dhe jo për popullin,
për të dalë faqebardhë në një hetim
ndërkombëtar për shkeljet e prokurorisë
dhe për bizneset e anglo-serbo-amerikano-
boshnjakut, opozitarët, ashtu si
teologët mesjetarë që diskutonin fanatikisht
nëse engjëjt kishin seks e nëse po, cili
ishte ai, u morën me zjarrmi me dinjitetin e
shtetit që po njollosej nëse ky propozim do
të pranohet, por aspak me vetë këtë zonjë
dinjitare që po terrorizohej, siç tha dhe
avokat Ngjela, nga morsa vrastare e mërisë
së njerëzve të trembur nga kallëzimi.
Në mënyrë të patjetërsueshme mendojmë
se hetimi ndërkombëtar i çështjes
së njohur me emrin e boss-it ndërkombëtar
Demir Fazlia përfaqëson varrimin
për së gjalli të pushtetit të akuzës dhe të
shpresës për drejtësi. U duk se Ina Rama,
e mbetur pa mbështetje të vërtetë politike,
nuk kishte më nga ia mbante, vetëm
se të hynte në orbitë, që do të thoshte
përfundimisht "lamtumirë pavarësi shtetit
të së drejtës!". Kaq e vështirë ishte të
çmontohej e të çkriptohej thelbi i qëllimit
të qeverisësve, ministra, deputetë,
zëdhënës me e pa pagesë, nëpunës apo
çka do qofshin, për një "hetim ndërkombëtar"
të çështjes? Aspak!
Për të mos i dyshuar askush rezultatet e
hetimit, në kushtet kur shqiptarët nuk pajtohen
me njëri-tjetrin as nëse dita që ka
nisur është me diell apo me vranësira, jo më
për më shumë, mund të duhet vërtet një
prani ekspertësh të huaj. Pse jo? Por si të
jetë kjo prani? Në mend njëherësh të vjen
mbrojtja e autoritetit të institucionit të
akuzës, që ka një pushtet kushtetues dhe
që është garanci e mirëqeverisjes (i
thënçin!). Të largohen duart e shtetit nga
rrethi i izolimit të krimit. Po nëse ministrat,
deputetët, kryetari i qeverisë, e kanë humbur
besimin tek prokuroria dhe personalisht
tek Ina Rama, kush i pengon ata të zgjedhin
si avokatë aq ekspertë të huaj sa duan
dhe si i duan: evropianë, britanikë, zviceranë,
amerikanë, serbë e maltezë po të
duan. E çuditshme vërtet pse politikanët,
të cilët, për shkak të mjeshtërisë që ushtrojnë,
duhet t‘i thjeshtojnë gjërat në arsyetim,
nuk e ndoqën këtë rrugë. Pse gjithë
ai konflikt madje edhe i personalizuar me
Berishën? Doni prani ndërkombëtare në
hetim për të qenë të sigurt në rezultate? Në
fillim pacenueshmëria e Kryeprokurores, e
funksionarëve të saj, dhe pastaj "avokatë
sa të duash e si të duash". Tek e fundit, kreu
i pushteteve tona është mësuar me asistimin
e avokatëve të huaj qysh në investiturën
e tij të parë dhe nuk ka pse të shkelë
mbi një prej institucioneve themelore
kushtetuese të vendit, as mbi kryeshenjën
e saj, Ina Rama.
Në të vërtetë, midis kësaj lukunie ku
jeton, Ina Rama meriton më shumë se
modeli ku e kisha mbivendosur. Nuk e
dimë ende nëse zonja Prokurore e
Përgjithshme, do të fitojë në rrugën drejt
"Veriut" apo Yllit Polar, shtegut të lirisë, por
një gjë është e sigurt se ajo i dha kuptim të
thellë mendësisë ideale të një demokracie
të pastër shqiptare, në përpjekjet për
të mbrojtur pavarësinë e institucionit të
saj dhe gjyqësorit, ndaj presioneve dhe
sulmeve politike, ashtu si dhe z.ambasador
i SHBA-së theksoi. Por vështirë ta
besoj se në këtë betejë jo pak të hekurt mes
thelbit të çështjes dhe realitetit ku jetojmë
THE WINNER IS...