Vetmia e Besnikut te vonuar
Kanë gjetur një jehonë të madhe
mass-media-tike do opinione të
Besnik Mustafajt lidhur me konfliktin
e n-të midis qeverisë "Berisha"
e institucioneve të pavarura kushtetuese.
Dhe kjo, përpara se të shpjegohet
me forcën publike të personazhit në
fjalë apo me fuqinë goditëse e trazuese të
këtyre opinioneve, duhet shpjeguar me
faktin që në shkretëtirën me emrin PD,
çdo belbëzim duket natyrshëm sikur është
një klithmë. Shtypi shqiptar ka hequr
shumë gjithë kohën për të gjetur zëra heterodoksë
në radhët e kësaj partie të dalluar
për një frymë rigorozisht ortodokse, e
për këtë arsye nuk ka hezituar të stisë
maverick-ë edhe mes mistrecësh, sharlatanësh,
qejfmbeturish e nulitetesh me
asnjë ndikim apo me ndikim negativ në
opinionin publik, gjë që, në vend ta ketë
dëmtuar, e ka favorizuar Sali Berishën.
Ky afërmendsh nuk është rasti i Besnik
Mustafajt, të cilin shqiptarët e kanë njohur
përpara se të njohin Sali Berishën dhe i cili,
në ndryshim nga i gjithë soji i personazheve
të fabrikuar në punishtet politike e jo politike,
është një self-made man. Po, është e
vërtetë, politikisht ka qenë për një kohë të
gjatë beniamini i Sali Berishës, por nuk e ka
lëshuar veten të përdoret prej këtij të fundit.
I ka shërbyer Berishës në funksion të
qëllimeve e ambicieve të veta politike (Si?
Fjala vjen, ka heshtur partizançe kur ne të
tjerët kemi dashur që ai të fliste), por nuk
është përdorur nga Berisha (Si? Fjala vjen,
nuk ka folur partizançe atëherë kur Berisha
ka dashur që ai të fliste).
Në këtë kuptim, ai duhet qortuar që
ç‘ke me të, pasi çfarë po bën tani, duhet ta
kish bërë me kohë. Personazhe të tillë nuk
duhen lënë të mburren me faktin që ata
nuk e kanë lëshuar veten të tërhiqen prej
hunde; përkundrazi, nga personazhe të
tillë, të cilëve u mjafton suksesi e zotësia e
tyre për të jetuar normalisht, duhet
kërkuar më shumë, duhet kërkuar që të
rrezikojnë një të mirë private në të mirë të
një të mire publike, duhet kërkuar që të
mos heshtin kur duhet folur e të bërtasin
kur gjykohet se të flasësh është pak. Kandidati
republikan në zgjedhjet presidenciale
amerikane, John McCain, duke u
përpjekur ta vërë me shpatulla pas murit
rivalin e tij demokrat, Barack Obama, i
kërkoi këtij të fundit në debatin e dy ditëve
më parë të përmendte një rast të vetëm,
në të cilin të kishte guxuar "to stand up to
the leadership of his own party (të mos
pranonte diktatin e udhëheqjes së partisë
së vet"). E duhet thënë, se në atë debat ky
ishte - sipas meje - momenti më delikat e
më i vështirë për Obama-n, të cilin e kemi
parë përherë gojëbrisk e me përgjigje të
hazërta. Në një numër rrethanash, roli prej
maverick-u vlerësohet po aq sa përbuzet
roli prej sejmeni.
Duke u zhvendosur në terrenin shqiptar,
sa më sipër nuk vlen vetëm për
Besnik Mustafajn. Vlen edhe për të tjerë si
ai, të cilët kanë një minimum respekti për
vetveten, të cilët kanë një histori individuale
suksesi pas shpine, të cilët kanë
qoftë dhe një motiv extra për të qenë më
kurajozë se të tjerët (vetmjaftueshmëria
në përpjekjet për të jetuar normalisht e me
dinjitet është ky motiv extra), e të cilët më
në fund kanë treguar se dinë të dallojnë
atë kufirin e hollë midis interesit të shenjtë
publik e interesit legjitim të palës politike
që përfaqësojnë.
Unë personalisht nuk shqetësohem që
njerëz si Besnik Mustafaj gjejnë arsye për
të bërë kauzë të përbashkët me Sali Berishën;
unë nuk shqetësohem gjithashtu,
kur vërej që për një numër çështjesh e situatash
kemi vlerësime, gjykime e qëndrime
të ndryshme, madje dhe të kundërta.
Në rrethana të tilla, qëndrimet e tjetrit
mund të na duken të pakuptueshme apo
mezi të kuptueshme, por mjafton një
kokëçarje e vogël empathike për të kuptuar
se vështirësia jonë për të kuptuar tjetrin
është në të njëjtën kohë dhe vështirësia e
tjetrit për të na kuptuar ne. Prej këtu duhet
të burojë hëm mirëkuptimi ynë për opinionet
e qëndrimet e të tjerëve, hëm legjitimiteti
i të gjitha opinioneve dhe i qëndrimeve.
Me një kusht amá: këto opinione e
qëndrime duhet të mos jenë një atentat
kundër interesit e të mirës së përbashkët
të mos jenë një atentat kundër common
sense-it, apo një atentat kundër disa besimeve,
kredove e parimeve, të cilat pranohen
si të përbashkëta në emër të një objektivi
të përbashkët (ky objektiv e ka emrin
"demokracia liberale", dhe me ç‘dimë, të
gjithë ne synojmë këtë objektiv).
Hm, po puna është - mund të thotë
ndokush - se ne nuk ia dalim dot të
përkufizojmë në të njëjtën mënyrë të
mirën e përbashkët, common sense-in,
apo demokracinë liberale. Është kështu?
Nuk më duket. Në këtë drejtim, mund ta
kemi të vështirë të merremi vesh me
njerëz si Bumçi, Nishani, Alibeaj, Bregu,
Bogdani, Patosi, të cilët ka kohë që i kanë
thënë "pirdhu" dijeve të tyre, dinjitetit të
tyre, arsyes së shëndoshë e logjikës së
shëndetshme; gjithmonë, nëse i kanë
pasur këto të fundit. Por me njerëz si Besnik
Mustafaj (dhe këta nuk janë të paktë
brenda Partisë Demokratike) mund të
bihet fare lehtë dakord, se - fjala vjen -
Kryeministri nuk mund t‘i drejtohet një
kundërshtari politik as në parlament e as
në ndonjë vend tjetër me frazat "unë të
vras", "jot motër shkon e shkërdhehet
moteleve" etj., etj. Po kështu mund të
bjemë fare lehtë dakord se, ndërkohë që
opozita i kërkon shpjegime mbi abuzimet
e hamendësuara në një vepër publike të
kryer nga një kompani private amerikane
(Bechtel), Kryeministri nuk mund të zëvendësojë
shpjegimet e nevojshme me
kërcënimin surreal: mos i kruani brirët me
Bechtel-in! Në një situatë të tillë, edhe
unë, edhe Besniku, duhet të skandalizohemi
sa s‘ka ku të shkojë. Po kështu, mund
të bjemë dakord ta ngrejmë zërin po njësoj,
kur shohim që Kryeministri, në vend
të japë përgjigje për hamendësimet mbi
korrupsionin qeveritar e familjar, lëshon
frazën e tmerrshme: mos më detyroni të
nxjerr nga sirtarët e mij fotot, përgjimet,
provat e dëshmitë mbi veprat tuaja mafioze
e kriminale! Duhet të bjemë dakord
pra, që pikërisht kjo është një vepër më
mafioze se sa veprat e mafiozëve të
vërtetë. Po kështu më në fund duhet të
bjemë dakord, se është krejt e pakuptueshme,
krejt e pafalshme dhe krejt jo
kombëtare që një kryeministër i zgjedhur
për të administruar hallet e shqiptarëve
të marrë një ditë prej ditësh vendimin për
të vënë në mbrojtje të një palo sipërmarrësi
të huaj gjithë qeverinë, gjithë maxhorancën
e një numër strukturash shtetërore,
dhe bash për këtë arsye të krijojë
një konflikt të ri midis qeverisë e Prokurorisë
së Përgjithshme.
Besnik Mustafaj këtë të fundit nuk ka
mundur ta gëlltisë dot. Dhe shpërtheu
(në mënyrën e vet të shtruar, kuptohet).
Nesër do të shpërthejë edhe më keq.
Ǒdo të fitojë? Me "shpërthime" të tilla
nuk i bën asnjë shërbim avenirit të vet
politik; madje, është e sigurt që Besnik
Mustafaj është politikisht i djegur qysh
tani, pasi as nuk ka për t‘u zgjedhur kryetar
i degës së partisë demokratike për
Tiranën, e as nuk ka për të qenë në listat
e kandidatëve për deputetë. Të jetë i
sigurt, që askush brenda PD-së nuk do
ta vërë ujin në zjarr për shkelmin që do
t‘i jepet, gjë që në një farë mënyre ai e ka
hak. Me të do të ndodhë pikërisht ajo që
ka ndodhur me të tjerë nën vëzhgimin
prej sehirxhiu të Besnikut.
Tek gjeste të tilla të njerëzve të tillë pra
nuk ka asgjë për t‘u heroizuar. Janë gjeste
shumë të vonuara e shumë të vetmuara.
Por nga ana tjetër, nuk ka asnjë dyshim që
qëndrime të tilla shërbejnë për të pickuar
e trazuar sadopak mendjet e ngathëta,
ndërgjegjet e fjetura e shpirtrat e tharë të
njerëzve që përbëjnë establishment-in
drejtues të PD-së; shërbejnë gjithashtu si
një serum për shoqërinë apatike e të çmobilizuar
shqiptare përballë pushteteve
gangstere. Por qari më i madh është i vetë
Besnikut: momente të tilla, sado të vonuara
e të qortueshme të jenë, janë momente
të një shëlbimi të njëmendtë në planin
personal.
Pas kësaj, do të jetë koha t‘i themi:
Mirëseuktheve Besnik në botën tënde, në
botën e njerëzve të lirë, në botën e njerëzve
ku nuk je i detyruar të heshtësh kur nuk
ke dëshirë të heshtësh e ku nuk je i detyruar
të flasësh kur nuk ke dëshirë të flasësh.
Është e kushtueshme jeta në këtë botë;
por është e bukur, amá.