Djemtë tanë
Vrasja e Ivana Hodak, vajzës së avokatit të
njohur të Zagrebit dhe të dashurës së një
avokati tjetër të njohur, klientët e të cilit
shpesh ishin të dyshuarit për lidhje me
mafien, tronditi Kroacinë fqinje, por jehoi edhe në
Serbi. Në Kroaci, me atë rast u përmend edhe Serbia.
Kështu, një gazetë e atjeshme konstatoi se në
Zagreb është edhe më keq se në Serbi, sepse atje
mafia të paktën nuk i vret anëtarët e familjes,
ndonëse u përmend edhe aksioni "Sablja" (Shpata).
Pohimi se diku është më keq ose më mirë,
shpeshherë lidhet me disa besime dhe afinitete të
mëhershme, megjithëse është naive të pritet se
gjërat, për sa i përket mafies, ndryshojnë aq shumë
në Kroaci dhe në Serbi. Ose edhe në Bosnje e Hercegovinë,
ku, bashkë me Naser Oriç, u arrestua
edhe një djalosh nga kjo anë e Drinës. E ç‘është e
vërteta, u lirua pastaj, por shumëkush në Sarajevë
dhe arrestimin e vetë Oriçit e përjetuan si një lëvizje
parazgjedhore, e cila nuk do të ketë ndonjë pasojë
të madhe për të. Gjërat, pra ndajnë mjaft shumë,
gjë që nuk është aq çudi.
Në luftërat e viteve të nëntëdhjeta shumë gangsterë
lokalë jo vetëm që fituan rastin e tyre jetësor,
por edhe arsyetimin ideologjik. Nëpërmes mediave
ishim bombarduar me tregimet për lloj-lloj ‘margaritarësh
të zi‘, e ishin xhiruar edhe filma, që djemtë
tanë na i tregonin si patriotë të mirë, ndonëse. Një
lloj i Robin Hudit - ndonëse jo me afinitet klasor ose
komunist - pra, jo atë atij që u merr të pasurve për
t‘ua dhënë të varfërve, por të atij kombëtarisht në
rregull: diçka si dikush që është i mirë dhe i butë me
tanët, e që nga ana tjetër mbjell frikë e tmerr.
Djemtë tanë shpeshherë luftuan në anën tonë
dhe ajo mund edhe të kishte dobi, por kurrë nuk e
harronin as dobinë e tyre. Megjithëse kur kokat u
ftohën paksa, kjo u bë temë, më tepër mediale sesa
gjyqësore, njësoj sikurse u bë e qartë se fantazma
ishte lëshuar tashmë nga shishja, se nuk i shkonte
as ndërmend që të kthehej atje, por edhe se Aladini
i zhdërvjelltë, qoftë gjatë premtimeve
parazgjedhore ose atyre të tjerave, nuk dukej
gjëkundi. Po ashtu, u bë e qartë se djemtë tanë vërtet
luftuan në anën tonë, por lidhjet e tyre me djemtë
tanë nga ana tjetër kurrë nuk ishin ndërprerë, ose,
se madje ishin krijuar shumë lehtë dhe shpejt.
Përderisa ekonomistët po vdisnin, duke dëshmuar
arsyeshmërinë e integrimeve rajonale, për të
gjithë djemtë tanë ishte shumë e qartë, edhe pa
analiza dhe doktorate të mësuara, se njëlloj kooperativiteti
është i domosdoshëm. Përkundër nënkuptimit
të respektimit të asaj se e kujt është kjo
ndalesë, megjithatë ndalesat e këtushme duken
disi të ngushta për lojtarë seriozë, sepse gjithnjë
është më i mirë bashkëpunimi në dobi të të dyja
palëve sesa konflikti në dëm të dyanshëm. Prandaj,
vrasja e Ivana Hodak nuk është vetëm një ngjarje
interesante që ndodhi rreth katërqind kilometra
prej këtu. Fundja, në një veturë të mirë dhe
duke e ngarë si burrat, kjo distancë mund të kalohet
përreth dy orë, pra më pak sesa që dikush me
transport urban ta përvijonte Beogradin nga njëri
skaj në tjetrin.