E Diel, 1 Nëntor 2026

Luante me frezën, vdes fëmija 4 vjeç

Një fëmijë katër vjeç ka gjetur vdekjen, teksa luante me frezën që
babai i tij kishte lënë të parkuar në oborrin e shtëpisë, pas punës
në arë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 të ditës së premte në
fshatin Levan, rreth 5 km larg Fierit. Babai i fëmijës 4-vjeçar, Pëllumb Hyka,
ishte kthyer në drekë nga puna në arë dhe frezën e ka hequr nga traktori,
duke e lënë në oborrin e shtëpisë. Në kohën që ai ka hyrë në shtëpi për të
drekuar, djali 4 vjeç, Asllan Hyka, ka filluar të luajë me mekanizmin bujqësor.
Pasi ka hipur në frezë, vogëlushi ka filluar të luajë me rrotat dhe levat
e mekanizmit, por në një moment freza është përmbysur duke e zënë
poshtë. Fëmija është shtypur në gjoks nga pesha e madhe e mekanizmit
metalik, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›