E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaksina

për ditë nga pak. Policë, prokurorë e gjykatës jo vetëm
evropianë, po vendosen në Prishtinë, aty ku ka më së
paku nevojë për ta. Vendosjen në veri të Kosovës praktikisht
e kanë spostuar për vitin e ardhshëm. Thjesht,
strukturat e Serbisë nuk po i lejojnë të instalohen
edhe atje. Sa më gjatë që nuk do të mund të vendoset
në veri, aq më e madhe do të shpërfaqet varshmëria
e EULEX-it nga miratimi i strukturave të Serbisë. Në
momentin kur Serbia do të pajtohet
që EULEX-i të shkojë në
veri, ai do të jetë aq i dobët
përkundruall Serbisë, saqë
ndaj strukturave të saj nuk do
të mund të sillet aspak ndryshe
prej UNMIK-ut. Asisoj, edhe
EULEX-i gjithsesi do ta fitojë
Gerard Gallucci-n e vet.
Operimi i EULEX-it në Kosovë do të jetë në fushën
e policisë, gjyqësisë, shërbimit korrektues, doganave
dhe kontrollit të kufirit. Po ashtu, EULEX-i do të ketë
pushtet ekzekutiv korrektues edhe mbi institucionet
e Kosovës së pavarur, mirëpo jo edhe mbi strukturat
e Serbisë, të cilat vetëm sa u forcuan pas shpalljes së
pavarësisë. Meqë EULEX-i do të veprojë pa u shtrirë
paraprakisht në tërë territorin e Kosovës, kjo do të
thotë se ai faktikisht do t‘i kontribuojë ndarjes së Kosovës.
Veriu i Kosovës do të vazhdojë të jetë streha më
e sigurt në Ballkan për kriminelët e luftës.
Jo vetëm që EULEX-i i kufizuar territorialisht do ta
zbatojë selektivisht ligjin, por ai, në të vërtet, nuk do
të jetë mision i sundimit të ligjit por i sunduesve të
ligjit. EULEX-i do t‘i përgjigjet BE-së, por edhe UNMIK-
ut nën sqetullën e të cilit hyri. Brenda institucioneve
të Kosovës nuk ekziston kurrfarë organi a
mekanizmi mbikëqyrës për vendimet politike të
marra nga EULEX-i. Të gjithë pjesëtarët e EULEX-it,
bashkë me anëtarët e familjeve të tyre, si organizatë,
individë dhe prone, do të jenë imunë nga ndjekja
penale në Kosovë. Ata do të kenë imunitet nga ligji i
Kosovës të cilin do ta aplikojnë mbi neve vendasit.
Ata do të jenë mbi ligjin e ne përfundi tij: sundimi i
ligjit është eufemizëm për sundimin e tyre. Në këtë
situatë, ligji nuk i barazon njerëzit por i ndan ata.
Një gazetar britanik më rrëfeu që i kishte pyetur
tre zyrtarë të ndryshëm të EULEX-it pse ata duhet të
kenë imunitet nga ndjekja penale në Kosovë. Nga që
të tre kishte marrur saktësisht të njëjtën përgjigje në
kushte anonimiteti: shtetet që kontribuojnë në EULEX
nuk i dërgojnë nënshtetasit e tyre në Kosovë pa
i pajisur ata paraprakisht me imunitet nga ligji në
Kosovë. Vetëm vendet dërguese mund të ndërmarrin veprime ligjore kundër stafit ndërkombëtar të
EULEX-it, që kryen shkelje kriminale ose shkelje të të
drejtave të njeriut në Kosovë. Pra, shtetet e ndryshme
i vaksinojnë nënshtetasit e tyre pjesëtarë të EULEXit
para se t‘i dërgojnë ata në Kosovë. Kjo vaksinë i bën
ata imunë nga ligji. Në këtë mënyrë, ligji na shfaqet si
sëmundje e rrezikshme vetëm për neve vendasit, jo
edhe për ndërkombëtarët e EULEX-it, të cilët do të
jenë të mbrojtur nga ai dhe do të mund të na
kërcënojnë neve me të. Qytetarët e Kosovës nuk kanë
këso imuniteti në shtetet prej nga vijnë njerëzit e
EULEX-it, e madje as vetë këta të EULEX-it në vendet
e tyre nuk gëzojnë kurrfarë imuniteti nga ligjet
atje. Mbase, kjo është shtysa për zyrtarët e EULEX-it
që të vijnë në Kosovë: këtu janë ashtu siç s‘mund të
jenë bile as nëpër vendet e tyre; këtu, në shtetin e
Kosovës, ligjërisht janë të mbrojtur nga ajo që në shtetet
prej nga vijnë do të paraqiste shkelje të ligjit.
Njeriu imunizohet nga diçka e huaj dhe e keqe,
nga diçka që do ta rrezikonte dhe dëmtonte. A thua
Eshtë krejt e pakuptueshme, krejt e pafalshme dhe krejt jo kombëtare që një kryeministër i
zgjedhur për të administruar hallet e shqiptarëve të marrë një ditë prej ditësh vendimin për të
vënë në mbrojtje të një palo sipërmarrësi të huaj gjithë qeverinë, gjithë maxhorancën e një
numër strukturash shtetërore, dhe bash për këtë arsye të krijojë një konflikt të ri midis qeverisë
e Prokurorisë së Përgjithshme. Besnik Mustafaj këtë të fundit nuk ka mundur ta gëlltisë dot
çka e kanë ndërmend të bëjnë njerëzit e EULEX-it
që e shohin të rrezikshme ndjekjen penale në Kosovë
për veten e tyre e të cilën do ta përdorin kundër
nesh? Sido që të jetë, Kosova me EULEX-in nuk është
vend më i sigurt por më i rrezikuar. Edhe 2.200
njerëz po vijnë në Kosovë me imunitet nga ligji. Shto
këtu edhe anëtarët e familjeve të tyre, dhe situata
nuk është aspak e mirë. Nëse ndonjëri prej tyre të
shtyp me makinë në rrugë a të qëllon me armë në
protestë, nuk ke shpresë se ai do të përgjigjet para
drejtësisë. Pikërisht për këtë arsye, pra për shkak të
paprekshmërisë së tyre ligjore,
ata do të munden shumë kollaj
që të bëjnë shkelje të rënda.
Ombudspersoni dhe Paneli
Këshilldhënës për të Drejtat e
Njeriut kanë të drejtën për të
hetuar shkeljet e të drejtave të
njeriut nga UNMIK-u, ndonëse
përfundimet rekomanduese
nuk përbëjnë detyrime për PSSP-në. Te EULEX-i do
të jetë edhe më keq se kaq: Ombudspersoni dhe as
ky Paneli s‘do të kenë kurrfarë të drejte për hetimin e
kurrfarë shkeljeve të EULEX-it apo personelit të tij.
EULEX-i do të ketë shumë forca të sigurisë mirëpo
siguria e cila fillon me sigurinë e forcave të sigurisë
(nga ligji) është veçse rrezik për qytetarët. Me kësofarë
sigurie, sigurisht se kemi nevojë për mbrojtje nga
siguria. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një tjetër
vaksinë, ndoshta për kundërvaksinë, e cila u jep imunitet
nga imuniteti i zyrtarëve të EULEX-it. Nëse
duhet të më sigurojnë njerëz që janë mbi ligjin,
atëherë unë dua të jem i pasigurt. Le të mos më sigurojnë.
Më i sigurt do të ndihem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›