E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verifikimet për pasuritë e Fazliç & Co

Burime nga grupi hetimor pohuan dje, se organi i
akuzës i kryeqytetit ndodhet në pritje të konfirmimeve
nga 24 institucionet private dhe shtetërore në vend,
në lidhje me identifikimin e aseteve, llogarive bankare apo transaksioneve
e pagesave që mund të ketë bërë Fazliç, apo kompanitë
në të cilat ai është ortak, i vetëm, bashkortak apo anëtar i
këshillit mbikëqyrës. Shkresa që pritet të depozitohet në sekretarinë
e gjykatës ka si qëllim vendosjen e sekuestros preventive
për tetë shoqëritë e Fazliçit, të cilat u identifikuan në Qendrën
Kombëtare të Regjistrimit të Shoqërive Tregtare. Disa prej këtyre
shoqërive rezultojnë të jenë prona të biznesmenit serbo-boshnjak,
i cili mban edhe shtetësi angleze, ndërsa në disa të tjera
zotëron vetëm pjesë të aksioneve. Kurse në dy prej këtyre shoqërive,
Fazliç rezulton të jetë anëtar i këshillit mbikëqyrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›