Avokatet e Fazllic: Akuzat me ngjyra politike

Andreu Corcoran dhe Eduard Ross kane theksuar se akuzat ndaj klientit te tyre jane te pabaza dhe te motivuara politikisht, duke treguar qarte se ceshtja “Fazllic” do vazhdoje te jete nje nga me delikatet ne dosjet e organit te akuzes.
Me tej, ata kane shtuar se mbrojne interesat e klientit te tyre dhe po shqyrtojne me kujdes akuzat ne drejtim te tij. Per te shperndare mjegullnajen e krijuar kohet e fundit, ata i kane shtrire “doren” e bashkepunimit prokurorise.
“Prokuroret shqiptare ishin te sjellshem dhe profesioniste. Ata na garantuan proces te bazuar ne prova e fakte dhe ne kemi besim se prokuroret shqiptare do punojne me drejtesi”, theksuan njezeri mbrojtesit ligjore te biznesmenit boshnjak, emri i te cilit eshte bere objekt debati mes politikes ne vend. Ne vijim te fjales se tyre, Corcoran dhe Ross kane kane ritheksuar se shpresojne qe ne kete ceshtje te mos hyjne interesat politike.