E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet pas një grindje një shtetas shqiptar në Greqi

Nga i derguari yne ne Greqi Aleksander Marku
Sipas deshmitarëve, pak para vrasjes, viktima ka pasur nje konfrontim me nje person te panjohur. Shqiptari rezulton me precedente penale si ne Shqiperi ashtu dhe ne Greqi 

ATHINE-Një 62 vjecar shqiptar nga Ksamili i Sarandes ka humbur jeten dje ne mbrëmje ne Athine pasi është qelluar dy herë në kokë nga një person i panjohur.
Ngjarja ka ndodhur dje ne mbremje ne lagjen Patisia te Athines, pikerisht ne kryqezimine rrugëve Pindu dhe Ipolitu shume afër sheshit Omonia.
Viktima eshte 62 vjecari shqiptar Cajup Qijvani nga Ksamili i Sarandes. Sipas raportit te mjekut ligjor që ka mbërritur në vendngjarje ai është qëlluar dy herë në kokë me armë zjarri dhe ka dhënë shpirt pa mundur te mberrije ne spital .
Sipas deshmitarëve, viktima ka pasur nje konfrontim me nje person te panjohur, ne nje internet kafe aty prane dhe disa minuta me pas kur ka dale eshte qelluar. Policia greke thote se arrestimi i vrasesit eshte ceshtje kohe pasi ka shume te dhena per identitetin e tij.
Persa i perket viktimes ai eshte liruar pak kohe me pare në Shqipëri nga denimi nen akuzen e krijimit dhe pjesmarrjes se bandave te armatosura si dhe per grabitje me arme. Nje vit pas lirimit ai ka emigruar ne Greqi. Por edhe ketu 32 vjecari ka pasur nje dosje te mbushur me vepra penale midis te cilave vjedhje dhe trafikim sasish te vogla lendesh narkotike.
Sipas burimeve nga polica greke pjesmarrja e tij ne bandat e aramtosura te vitit ‘97 duket se ka qene nje prej shkaqeve te vrasjes se tij. Sic dihet ai ka qene nje prej oponenteve kryesore te personave me maska qe grabisnin nen kercenimin e armeve ne aksin rrugor qe pershkon Muzinen, 11 vite me pare, akte per te cilat ai edhe eshte denuar nga drejtesia shqiptare.
Prandaj edhe policia greke duket se vendos si piste te pare ne vrasjen e tij, ate te hakmarrjes.
Megjithate raporti nga hetimi per vrasjen e ndodhur dje do te behet i njohur vetem pas perfundimit te te gjithe procesit nga ana e organeve greke te cilat sic thame shpresojne te arrestojne shume shpejt vraseisn.
Persa i perket trupi te viktimes ai eshte tashme ne morgun e Athines dhe pas mbarimit te procedurave vleresohet se do te dergohet ne Shqiperi se shpejti.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›