E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korca mirëpret Festivalin Global të Paqes

Qyteti i Korcës është zgjedhur për të mbajtur një nga evenimentet më të rëndësishme, Festivalin Global të Paqes. Ndërsa në Botë këtë vit është zgjedhur Londra si një qytet tjetër për këtë eveniment 

KORCE-Festivali Global i Paqes për herë të parë në Shqipëri është mbajtur në qytetin e Korcës. Ndërkohë në Botë këtë vit është zgjedhur Londra si një qytet tjetër për këtë eveniment mjaft të rëndësishëm. “Njërëzimi një familje, bota një shtëpi” ka qënë filozofia e këtij aktiviteti me përmasa të mëdha në të cilin moren pjesë personalitete të shumta nga vendi dhe bota. Ish -Presidenti Alfred Moisiu, Dekani i Fakultetit te Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj, deputeti i parlamentit shqiptar Aleksandër Biberaj, Gaqo Apostoli si dhe mjaft personalitete të shquara nga bota. Madje edhe përfaqësues së familjes së Ban Ki Moonit kanë qënë prezentë ne kete eveniment. Festivali i Paqes Globale mbahet një herë në dy vjet duke sjellë së bashku aktivistë, OJF dhe institucione të ndryshme që ndajnë një vizion të përbashkët për paqen dhe dëshirojnë të ndihmojnë Kombet e Bashkuara në arritjen e qëllimeve të mijëvjecarit. Në këtë festival është prezantuar platforma në të cilën të gjithë pjesmarrësit kanë ndarë idetë dhe përpjekjet e tyre, duke krijuar nga ana tjetër mundësinë për të festuar arritjet e tyre. Ndërkaq janë bërë Ambasadorë të Paqes disa dhjetra intelektualë të Korcës të njohur në fusha të ndryshme.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›