Belgjika OK ekstradimit të nje shqiptari
Nje 28 vjecar eshte arrestuar ne 2007-en në Belgjike per llogari te drejtesise shqiptare. Behar Bajri është i njohur si kontigjent kriminal për shkak të kryerjes së disa krimeve të rënda në qytetin e Shkodrës
BRUKSEL-Belgjika miraton ekstradimin e të shumë kërkuarit shqiptar, Behar Bajri, i njohur ne kete vend me emrin Mitko Kamenov. 28 vjecari eshte arrestuar ne 17 dhjetor 2007 në lokalitetin Gent te Belgjikës per llogari te drejtesise shqiptare.
Behar Bajri është i njohur si kontigjent kriminal për shkak të kryerjes së disa krimeve të rënda në qytetin e Shkodrës ndër të cilat vrasjen ne vitin 2000 në fshatin Dobraç të punonjësit te policisë Petrit Demiri. Për këtë krim ai eshte dënuar me vetëm dy vjet burgim. Bajri është dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2 milion lekë gjobë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë si dhe për kryerjen e veprës penale të shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ndaj nje qytetari te Shkodres. Gjithashtu 28 vjecari eshtë autori i dyshuar për disa vrasje të kryera në kete qytetin e Shkodrës. Ndërkohë që është arrestuar disa herë nga strukturat e policisë dhe për veprën penale te armëmbajtjes pa leje. Pas mbërritjes në Shqipëri, Bajrin e presin një sërë gjykimesh për veprat penale të lartpërmendura.
(d.b/BalkanWeb)