Avokatët e bandës së Durrësit dhe drejtësia
19/12/2008 Gjykata i drejtohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë, nuk tolerohet mungesa e tyre
Versioni i ndarjes së dosjes në dy pjesë “acaron” Prokurorinë dhe sistemin gjyqësor
TIRANË- Seanca e 58 gjyqësore kundër bandës së Durrësit ka dështuar sërish. Shkaku ashtu si dhe në seancat e tjera ka qenë mungesa e një pjesë të avokatëve mbrojtës. Ndërsa janë zhvilluar vetëm gjashtë seanca të rregullta, gjykata ngre alarmin. I drejtohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë duke i kërkuar marrjen e masave shtrënguese për avokatët që nuk i përgjigjen ftesës për të qenë në gjyq. E ndërkohë që avokatët mungojnë dhe të pandehurve u pezullohen afatet e paraburgimit, Prokuroria debaton në seancë gjyqësore me pjesën e mbrojtjes që janë të pranishëm. Avokatët këmbëngulin se kanë arsye ligjore që mungojnë në gjyq. Kjo arsye është paraqitja e një raporti mjekësor ku thuhet se nuk janë në gjendje dhe vuajnë nga virozat e stinës. Raporti mjekësor i paraqitur nga avokatët është quajtur qesharak nga Prokuroria dhe i qëllimshëm. Por ndryshe mendojnë avokatët, të cilët thonë se janë duke respektuar ligjin.
Veçimi i çështjes
Të ndodhur përballë kësaj situate, avokatët i kërkuan gjykatës veçimin e çështjes për një pjesë të pandehurve e kryesisht për grupin rival të Lulzim Berishës të kryesuar nga Indrit Dokle. Avokatët shpjeguan dje gjatë debatit para gjykatës se një grup i madh të pandehurish prej 17 personash nuk mund të gjykohen në të njëjtin proces. Pikërisht një gjë e tillë, thonë avokatët, ka sjell edhe pështjellim dhe mosmarrëveshje për të ardhur në gjyq. Janë 17 avokat dhe sipas tyre asnjëherë nuk do të mund të bëhen të gjithë bashkë. Kërkesa e paraqitur nga pala mbrojtëse nuk u mor parasysh nga akuza, e cila deklaroi se në kushtet që ndodhet procesi dhe mënyra se si janë zhvilluar ngjarjet nuk mund të flitet për veçim të çështjes. Me këtë mendim ishte edhe trupi gjykues, i cili i tha mbrojtjes se të pandehurit akuzohen për krime, të cilat kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe në këto kushte nuk mund të kemi veçim të çështjes. Gjykata tha dje se disa herë i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë për të marrë masa lidhur me avokatët që nuk paraqiten në gjyq. Por deri tani përveç disa përgjigjeve formale dhe të panevojshme nuk është rregulluar asgjë.
17 të pandehurit, kërkesa për CD-në
Akuzat për bandën dhe mbrojtja e tyre
Gjykata e Krimeve të Rënda një javë më parë vendosi të ndryshoi kursin për gjykimin e çështjes ku janë të pandehur 17 persona akuzuar për krime të kryera në bandën e Durrësit. Sipas gjykatës, procesi duhet të vazhdojë rregullisht dhe pa ndërprerje. Ndërsa vendosi që të zhvillojë dy herë në javë gjyqin. Po dje gjykata pezulloi afatet e paraburgimit për 17 të pandehur të bandës së Durrësit. Të gjithë këta të pandehur akuzohen për një seri vrasjesh të kryera në Durrës. Akuza është shprehur se në emër të kësaj bande janë kryer vrasje me pagesë, rrëmbim personi, përdhunime. Teksa gjykata dhe Prokuroria janë shprehur se “Ndërkohë mendojmë se nuk jemi në kushtet për të bërë veçimin e dosjes, pasi të gjithë të pandehurit kanë kryer krime që janë të lidhur ame njëra tjetrën. Ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Kërkojmë nga avokatët më shumë seriozitet dhe pjesëmarrje në gjyq”. Por pak seanca më parë u kërkua nga vetë të akuzuarit e posaçërisht personazhi kryesor, pra Lulzim Berisha, një CD me fjalimet e politikanëve në mitingje dhe lidhja e tyre me vet bandën.
Avokatët
Mbrojtja e të pandehurve në bandën e Durrësit kundër Prokurorisë thotë se “Prokuroria nuk është serioze në paraqitjen e të dhënave. Ne jemi brenda ligjit dhe nuk kemi bërë asnjë shkelje. Nëse kemi munguar në sallën e gjyqit kemi patur arsye”.
Prokuroria
“Avokatët nuk janë serioz. Janë zhvilluar rreth 58 seanca gjyqësore dhe pothuajse në të gjitha kanë munguar një pjesë e tyre. Paraqitja e raporteve mjekësore nuk është serioze dhe tregon se gjithçka që bëjnë avokatet është e qëllimshme”.
Gjykata
Vendos ti drejtohet me një shkresë Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Shkresë e përsëritur për të disatën herë dhe që deri tani nuk ka sjellë asnjë rezultat. Drejtësia mendon se nuk mund të zëvendësohen avokatët me ata kryesish.