E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vret veten duke u hedhur nga kati i pestë

Një grua ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi u hodh nga kati i pestë në një pallat të Tiranës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në zonën e ish–Bllokut në kryeqytet.

Sipas policisë, mendohet se viktima është e moshës rreth 25 vjeçe. Ajo është e gjatë rreth 160 cm dhe ka flokë të zeza të gjata (deri tek supet). Mbante veshur xhinse blu, atlete të zeza, triko të zezë, një shall jeshil, xhup të zi dhe çantë të zezë. Nga kalimtarët e rastit është dhënë menjëherë ndihma e parë, duke e transportuar në spital. Ajo ka qenë në një gjendje shumë të rëndë, ndërsa i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore. Pas disa orësh ajo ka gjetur vdekjen, si pasojë e plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, si dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur identifikimin e kësaj shtetaseje. Për çdo informacion që mund të shërbejë për identifikimin e kësaj shtetaseje, qytetarët mund të telefonojnë në numrin publik pa pagesë 129 ose të marrin kontakt të drejtpërdrejt me shërbimet e komisariatit të policisë nr. 2 Tiranë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›