Peqin; Taulant Balliu promovon librin e tij të 7-të
Taulant Balliu, i njohur dhe i dënuar me “burgim të përjetshëm” si pjesëtar i bandës së Kateshit në Elbasan, i dënuar për 5 vrasje, ditën e djeshme promovoi në ambientet e burgut të Peqinit librin e tij të shtatë. Ashtu si dhe gjashtë librat e mëparshëm, edhe ky i fundit është shkruar në qeli. Siç është vepruar edhe me librat e mëparshëm, sektori i edukimit dhe drejtoria e këtij burgu organizuan me një pjesë të të dënuarve një veprimtari kushtuar promovimit të librit “Ëndrra që më vodhi shpirtin”, me autor Taulant Balliun, i cili ndodhet në burg prej 13 vitesh. Veprimtaria përfshinte dhe hapjen e një ekspozite me punime artistike dhe piktura të realizuara nga disa të dënuar për krime të rënda. Të pranishëm në ceremoni ishin dhe prindërit e Taulant Balliut. Gjatë ceremonisë, drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Shkëlqim Kalemi, vlerësoi punën krijuese të të dënuarit Balliu dhe disa të dënuarve të tjerë, të cilët falë kushteve që janë mundësuar për këtë kategori, arrijnë të konkretizojnë punë artistike dhe krijuese. Kalemi i dorëzoi Balliut edhe çmimin e parë për krijimtari, që atij iu dha si pjesëmarrës në konkursin kombëtar të zhvilluar në tetor të këtij viti. Veprimtarisë në burgun e Peqinit i dha gjallëri të veçantë pjesëmarrja e artistëve dhe këngëtarëve të njohur elbasanas, Mehdi Zena, Englantina Toska, Arsen Ahmetaj dhe kompozitorit Edmond Rrapi. I dënuari me “burgim të përjetshëm”, Taulant Balliu njihet edhe si një ndër besimtarët që realizon të gjitha ritet fetare në këtë burg.
Gjykatë
Trafiku i armëve, 8.8 vjet burg e 60 mijë gjobë për Zharkun
I akuzuar për “trafik armësh”, kërkohet deklarimi fajtor dhe dënimi me 8.8 vjet burg dhe 60 mijë lekë gjobë i të pandehurit Mehmet Zharku. Ky i pandehur u vendos të mbrohej me një avokat të caktuar kryesisht, vendim që u mor dje nga togat e zeza, të cilat po shqyrtojnë çështjen penale ndaj të pandehurit Zharku, pas disa mungesave në proces të mbrojtësit të mëparshëm ligjor të tij. Gjatë dhënies së konkluzioneve hetimore, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin e të pandehurit Mehmet Zharku me 8 vjet e 8 muaj burg për akuzën e trafikut të armëve dhe municioneve luftarake. Gjithashtu është kërkuar dënimi i tij edhe me 60 mijë lekë gjobë. Në seancën e ardhshme, pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes dhe më pas, gjykata do të shpallë vendimin për këtë çështje. Mehmet Zharku u arrestua disa muaj më parë në Tiranë, në një operacion të Policisë së Shtetit me 70 pistoleta të tipit “Mini-zastava” dhe “Bereta”, të cilat kishin ardhur nga Kosova.