E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pranga 54-vjeçari, kërkohej nga drejtësia shqiptare

Policia e Tiranës ka arrestuar një 54-vjeçar, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare. Eqerem Dashi është prangosur nga policia ditën e djeshme, teksa po përpiqej të largohej në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. 54-vjeçari rezultonte i dënuar për “mbajtje dhe transportim të lëndëve narkotike”. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bëri të ditur se 54-vjeçari është ndaluar mbrëmjen e shkuar nga forcat e komisariatit të policisë së Rinasit. Dashi, lindur dhe banues në Durrës, ishte shpallur si i kërkuar katër vjet më parë. Të njëjtat burime bënë të ditur se Dashi ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Apelit në dhjetor të vitit 2004, me një vit e 28 ditë heqje lirie, pasi u shpall fajtor për “mbajtje dhe transportim të lëndëve narkotike” dhe për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›