Avokatët i bëjnë apel Kuvendit: Mos e miratoni, rrëzohen gjykatat
Drejtësia del në bllok kundër qeverisë për ligjin e "pastërtisë së figurave". Pas prokurorisë dhe gjykatës, avokatët kanë dalë hapur për të "denoncuar" parregullsitë e ligjit të ri, që heq nga puna të gjithë punonjësit që kanë qenë pjesë e regjimit komunist dhe kanë hetuar e gjykuar dosje për agjitacion e propagandë. Forumi i Avokatëve për Drejtësi shpreh shqetësimin e tij për pasojat e pariparueshme që mund t‘i sjellë vendit miratimi i projektligjit. "Ky projekt nëpërkëmb në mënyrë të hapur parimet universale demokratike të ndërtimit dhe të funksionimit të shtetit, të ligjit dhe fuqisë zbatuese të tij, të parimit universal ‘para ligjit të gjithë të barabartë dhe të gjithë janë të detyruar të njohin dhe zbatojnë në hapësirë dhe kohë ligjet në fuqi‘", thanë avokatët. Sipas tyre, projektligji bën një rikthim të rëndësishëm pas në raport me standardet e BE-së dhe NATO-s lidhur me konceptimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, pasi tenton të rebelojë qytetarët e vendit me orientimin mesjetar të mosrespektimit dhe të moszbatimit të ligjit, nëse dikush prej tyre nuk pajtohej me sistemin aktual dhe pushtetin e kohës që ka jetuar dhe jeton. "Nëse miratohen disa nene të projektligjit ‘për pastërtinë e figurave‘ republika e Shqipërisë futet në kolapsin dramatik dhe tragjik të shkatërrimit të gjithë sistemit të drejtësisë, sepse rrëzohet Gjykata Kushtetuese, rrëzohet Gjykata e Lartë, rrëzohen gjykatat e Apelit Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër Vlorë, si dhe paralizohet përkohësisht puna e pjesës më të madhe të gjykatave të shkallës së parë", thanë avokatët. Sipas tyre, nëse miratohet drafti rrëzohet gjithashtu edhe Prokuroria e Përgjithshme, prokuroritë pranë gjykatave të Apelit, si dhe rrëzohen disa prokurori të rretheve të vendit. Avokatët pohojnë se i gjithë sistemi i drejtësisë dhe posaçërisht ajo pjesë cilësore që i ka mbetur këtij sistemi do të merrte një goditje vdekjeprurëse, çka do të ishte me pasoja të pariparueshme për shtetin e së drejtës në Shqipëri dhe për interesat e qytetarëve të këtij vendi. "I gjithë sistemi i drejtësisë do të mbetej nën gjykimin, administrimin dhe drejtimin e një pjesë të konsiderueshme më pa përvojë, më të paaftë, më të papërgjegjshme, e më të korruptuar, sëmundje të cilat po i vuan rëndë sot shoqëria shqiptare nëse miratohet ky projektligj", paralajmëron Forumi i Avokatëve për Drejtësi. Avokatët shtojnë se apelojnë para Kuvendit të Shqipërisë që të reflektojë seriozisht në emër të përgjegjshmërisë kushtetuese dhe ligjore, si organi më i lartë ligjvënës i vendit për të tërhequr projektligjin.
Neni 3
Subjektet e verifikimit
Subjekt i verifikimit sipas këtij ligji, janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë një nga funksionet e mëposhtme:
a) Presidenti i Republikës së Shqipërisë;
b) Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë;
c) Anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat, funksionarët politikë, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në institucionet e tjera shtetërore qendrore ose të pavarura;
d) Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe gjyqtarët e prokurorët pranë gjykatave dhe prokurorive të të gjitha niveleve;
e) Funksionarë të lartë të Presidencës, të administratës së Kuvendit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese, të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas rangjeve të caktuara në shkronjën "c";
f) Guvernatorë, zëvendësguvernatorë dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë;
g) Funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, si dhe oficerët me gradë "Gjeneral" dhe "Kolonel";
h) Prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut, si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave;
i) Drejtuesit e drejtorive të administratës publike në nivel qarku;
j) Në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH), në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe çdo shërbim tjetër inteligjent;
k) Në Gardën e Republikës;
l) Funksione drejtuese në Policinë e Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati;
m) Drejtuesit e përfaqësive diplomatike;
n) Anëtarët e Akademisë së Shkencave, rektorët, zëvendësrektorët dhe dekanët në universitetet publike, si dhe drejtorët e gjimnazeve dhe shkollave të mesme tekniko-profesionale;
o) Çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti i Republikës apo i zgjedhur nga Kuvendi.