"Dosjet", Uithers dhe Topi në mbrojtje të prokurorisë
Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Xhon Uithers, dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kanë mbrojtur fuqishëm Prokurorinë pas sulmeve që i kanë ardhur këtij institucioni nga mazhoranca dhe krerët e qeverisë shqiptare. Sulmet e shpeshta të mazhorancës, kohët e fundit, në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme që po heton për shpërdorim detyre ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, duket se nuk kanë gjetur mbështetjen e SHBA-së, e cila nëpërmjet ambasadorit Uithers, kërkon që të respektohet shteti i së drejtës dhe ligji për të gjithë. Pas akordimit nga Presidenti Topi të "Medaljes së Mirënjohjes" për juristen amerikane Melisa Shrajbman, që ka ndihmuar prokurorinë shqiptare, mesazhi i ambasadorit të SHBA-së ishte i qartë. Uithers deklaroi se me shtet të së drejtës kuptohet që "të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që të gjithë duhet të dëgjohen dhe të gjykohen para ligjit në mënyrë të barabartë". Sipas ambasadorit amerikan, "as fuqia, ose posti, as statusi shoqëror, as pasuria nuk duhet të influencojnë në barazinë e sistemit ligjor". Ky mesazh duket se i drejtohet mazhorancës, e cila prej muajsh është vënë në radhë të parë për të mbrojtur ministrin Basha, i cili po hetohet nga prokuroria, për abuzime në tenderët e rrugës Durrës-Kukës. Mbrojtja e mazhorancës ndaj Bashës ka shpeshtuar sulmet ndaj organit të akuzës, i cili vazhdimisht po akuzohet për qëndrime të njëanshme gjatë hetimit të saj. Në fjalën e tij në Presidencë, ambasadori i SHBA-së, Xhon Uithers, theksoi se roli i SHBA-së në vendin tonë ka për qëllim që të fuqizojë shtetin e së drejtës. Duke u ndalur tek institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme, ambasadori Uithers ka theksoi se "SHBA ka ndihmuar shumë Shqipërinë për të luftuar korrupsion dhe krimin financiar". Ambasadori i ka cilësuar kohëra të turbullta dhe të vështira, periudhat kur ndikimet në institucionin e prokurorisë nga politika ishin të mëdha. Ndaj, ka vlerësuar punën e bërë nga Prokurorja e Përgjithshme dhe institucioni që ajo drejton, kur tentohej që të ndërtohej institucioni, të fuqizohej dhe të shëndetësohej sistemi i drejtësisë për të luftuar korrupsionin. Për ecurinë në vend dhe realizimin e reformave, ambasadori Uithers zhvilloi më pas një takim kokë më kokë me Presidentin e Republikës Bamir Topi. Nga ky takim, zyra e shtypit pranë Presidentit bën të ditur se Presidenti Topi dhe ambasadori amerikan Uithers diskutuan dhe ndanë pikëpamje të njëjta rreth reformave të domosdoshme integruese dhe përpjekjeve për konsolidimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi, në prokurori dhe asaj zgjedhore. Duke shpresuar në vendosjen një herë e mirë të shtetit të së drejtës në vendin tonë, ambasadori Uithers theksoi se "do të vijë një ditë dikur kur puna, ose misioni i Melisa Shrajbmanit këtu në Shqipëri do të mbarojë. Do të na marrë malli për të ne në ambasadë. Por shpresoj që kur të vijë ajo ditë, ajo do të shikojë prapa me krenari dhe do të vërë në dukje dhe do të kuptojë rolin e saj jetësor, në ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve të drejtësisë, institucionit të Prokurorisë, të Rendit Publik, të cilat do të mbeten përherë në demokracinë shqiptare".
Bosh: Jam dakord me amerikanët, Drafti për dosjet, problematik
Ambasadori i OSBE-së, apel mazhorancës për tërheqje
Nuk kanë kaluar as 24 orë nga reagimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara për ligjin e dosjeve, për të vazhduar qëndrimi zinxhir i komunitetit ndërkombëtar për këtë çështje, e cila është në rend të ditës së politikës shqiptare. Ka qenë pikërisht kreu i Prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, diplomati holandez, Robert Bosh, i cili i ka bërë thirrje mazhorancës që të mos ngutet për të miratuar në seancën e së hënës, projektligjin mbi "Pastërtinë e Figurave". Edhe pse nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare, kreu i Prezencës së OSBE-së, Robert Bosh, ka përfituar nga një aktivitet që është zhvilluar në qytetin e Durrësit, për të dhënë mesazhin e tij të qartë politik. "Ndajmë të njëjtin qëndrim me SHBA-në. Projektligji cenon disa nene kushtetuese dhe duhet të ketë diskutime gjithëpërfshirëse për të", tha hapur ambasadori i OSBE-së, Robert Bosh. Përfaqësuesi i kësaj organizate ndërkombëtare shkoi më tej, duke theksuar rëndësinë e këtij projektligji si mjaft të ndjeshëm ndaj duhet të paraqitej te konsulentët evropianë pikësëpari, si dhe hapjen e diskutimeve gjithëpërfshirëse. Në deklaratën e diplomatit holandez ka pasur një koordinim të qartë me qëndrimin e dhënë dy ditë më parë nga ambasada e SHBA-së. Ky qëndrim i ndërkombëtarëve ka venitur jo pak revanshin e mazhorancës për të kaluar me shpejtësi ligjin e spiunëve, në të cilin faktikisht mënjanohen një numër prokurorësh dhe gjyqtarësh që kanë punuar në këtë profesion edhe gjatë viteve të regjimit komunist. Opozita, por edhe aktorë të tjerë kanë akuzuar qeverinë dhe mazhorancën se me këtë ligj synon të largojë prokurorët që po merren me çështje të rëndësishme si ajo e "Gërdecit", por edhe çështja "Fazliç". Gjatë seancës maratonë të ditës së hënë, e cila zgjati deri në orët e mëngjesit të ditës pasardhëse, deputetët e Partisë Demokratike shfaqën vendosmërinë për të kaluar këtë draft, madje një pjesë e tyre sulmuan edhe Presidentin e Republikës për dekorimin e një ish-prokurori. Por papritur, në orën 01.30 të mëngjesit të së martës, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli vendosi shtyrjen e miratimit, me argument zyrtar se do të shqyrtohen dy amendamente shtesë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Por siç mësohet nga burime brenda mazhoranca, kanë qenë pikërisht telefonatat e shumta nga faktori diplomatik perëndimor ndërkombëtar, ata që kanë ndikuar realisht në vendimin e marrë nga lidershipi i mazhorancës. Në kontaktet paraprake u është kërkuar krerëve të PD-së që të mos u ngutnin në miratimin e një ligji, i cili ka probleme me Kushtetutën, por edhe me shkeljen e të drejtave të njeriut. Para dy ditësh, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi se mazhoranca është e vendosur që të kalojë në seancën e së hënës draftin për dosjet. Por qëndrimet e ndërkombëtarëve kanë qenë një "rrufe në qiellin me re" të politikës shqiptare. Qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i OSBE-së, pritet të pasohet në ditët në vazhdim, edhe nga aktorë të tjerë ndërkombëtarë të akredituar në Tiranë. Thelbi i qëndrimeve të Uashingtonit dhe të OSBE-së ka qenë kërkesa për një konsultim me ekspertët ndërkombëtarë. Kreu i Prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Robert Bosh, i bëri thirrje qeverisë se ekspertët më të mirë për të analizuar draftin për spiunët do të ishin pikërisht specialistët e Këshillit të Evropës, por edhe të OSBE-së. Lustracioni politik, ose siç quhet ndryshe pastrimi i zyrtarëve, është përdorur si fenomen në të gjitha vendet komuniste për të mos lejuar në administratën e lartë njerëzit që kanë punuar në organet e represionit të diktaturës. Por në këto vende, nuk është shkuar thellë deri te prokurorët apo gjyqtarët. Madje, as ligji fillestar që PD-ja miratoi kur ishte në pushtet në vitin 1996, nuk përfshinte largimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
"Projektligji cenon disa nene kushtetuese dhe duhet të ketë diskutime gjithëpërfshirëse për të"
Qëndrimi
SHBA: Ligji, shqetësime kushtetuese
"Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret vendimin e mbrëmshëm në Parlament për të shtyrë votimin mbi projektligjin ‘Për Pastërtinë e Figurave‘. Ne jemi të inkurajuar që ky hap i rëndësishëm do të japë kohë për reflektim të matur dhe debat të hapur publik, të nevojshme për një projektligj që ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore. Gjithashtu, nxisim fuqimisht që shqyrtimi i mëtejshëm i këtij projektligji të përfshijë pikëpamjet e ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë për të siguruar përputhjen e tij të plotë me standardet ndërkombëtare".