Avokatët kërkojnë lirimin e vrasësve të argjendarit kosovar
05/03/2005 Rikthehet në Apel, vrasja e vitit 2001 në Korçë
KORÇË – Avokatët kanë kërkuar dje lirimin e klientëve të tyre Emil Ropi dhe Pjerin Opari, të akuzuar për vrasjen e argjendarit kosovar, Zenel Bytyçi, në vitin 2001, në Korçë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës, i ka dënuar ata me 20 vjet heqje lirie Oparin dhe 21 vjet Ropin.
Sipas avokatëve, në sallën e gjyqit dje, u bë e ditur se jo vetëm ka shkelje proceduriale gjatë procesit hetimor, por më tepër se kaq ka kaluar afati i paraburgimit.
Avokati Ferdinand Ndoja kërkoi në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme në gjykatën e apelit lirimin e menjëhershëm të dy të pandehurve.
“Që nga momenti i rishikimit të çështjes kanë kaluar mbi 9 muaj dhe nuk është dhënë vendimi, për këtë duhet që më e pakta të ndryshojë masa e sigurisë“, tha avokati Ndoja.
Trupi gjykues, i ardhur kryesisht nga Gjirokastra, nga ana e tij vendosi që dy kërkesat e avokatëve për shkelje proceduriale pas hetimit dhe për kalim të afateve të paraburgimit të shqyrtohen në një seancë të ardhshme. Shprehimisht, trupi gjykues vendosi që të llogaritet procesverbali për afatet e paraburgimit të dy të pandehurve.
Sipas prokurorisë, mbi ata rëndon akuza e vrasjes në bashkëpunim me qëllim grabitjen.
Ngjarja, për të cilën akuzohen Ropi dhe Opari, ka ndodhur në datën 25 tetor të 2001-it. Sipas akuzës, dy të pandehurit, kishin hyrë në dyqanin e argjendarisë, me pronar Zenel Bytyçin, nga Gjakova e Kosovës. Të maskuar, ata qëlluan mbi viktimën me një pistoletë me silenciator, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Nga dyqani, i cili ndodhej përballë prefekturës, ata vodhën edhe rreth 4 kg bizhuteri floriri. Opari u arrestua pas tre muajsh, ndërsa Ropi disa muaj pas shokut të tij.