Digjet banesa e Shan Vatnikaj

05/03/2005 Polici u përjashtua nga detyra dhe u arrestua pas arratisjes së tre personave
SHKODËR – Digjet nga flakët gjysma e banesës së ish-policit Shan Vatnikaj, të përjashtuar nga policia e arrestuar pas arratisjes së tre personave nga dhomat e paraburgimit të policisë së Shkodrës. Sikur të mos i mjaftonte ndalimi i kryefamiljarit të tyre, me rrogën e të cilit ata jetonin, tashmë të afërmit e tij duhet të përballen me një tjetër vështirësi, atë të mungesës së gjysmës së shtëpisë, duke e quajtur nga halli “fat” për shpëtimin e gjysmës tjetër, pasi kështu i mbetet një pjesë për të futur kokën.
Zjarri në shtëpinë e familjes Vatnikaj, që gjendet në fund të lagjes “Kiras”, ka rënë rreth orës 10.30. Shpëtimi i gjysmës së shtëpisë ka ardhur si rezultat i lajmërimit të menjëhershëm të zjarrfikësave nga familjarët e tmerruar. Pas një pune mjaft të lodhshme, zjarrfikësit kanë arritur që t’i shuajnë flakët, duke shpëtuar gjysmën e banesës, pa mundur që të shpëtojnë kuzhinën dhe korridorin.
Nga hetimet e para, mësohet se shkak i rënies së zjarrit, në shtëpinë e familjes Vatnikaj, ka qenë rrjedhja e gazit nga soba në kuzhinë, gjë që ka provokuar ndezjen e zjarrit aty e më pas duke u shpërndarë flakët nëpër korridor.
Fatmirësisht zjarri i rënë nuk ka shkaktuar viktima, pasi familjarët ndodheshin jashtë shtëpisë, por edhe dëmet materiale nuk kanë rezultuar të shumta.
Kryefamiljari Shan Vatnikaj është njëri nga policët e ndaluar për ngjarjen e 10 shkurtit, ku u arratisën, nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të policisë Shkodër, tre të dënuar, ndërsa ai ishte me shërbim.