Për një femër, 19-vjeçari plagos me thikë 18-vjeçarin
05/03/2005 Policia e lë të lirë autorin
FIER - Një 19-vjeçar ka qëlluar me thikë një 18-vjeçar, në qendër të qytetit të Patosit, duke e lënë të plagosur rëndë. Policia e Fierit konfirmon se shkaqet e kësaj ngjarjeje nisin me një histori banale femrash midis dy të rinjsh.
Rreth orës 21.00, të mbrëmjes së enjte, Gerti Bendo, lindur në Fier, por banues në qytetin e Patosit, ndërsa ka qenë duke ecur në qendër të qytetit, është takuar me Erket Metushin, banues në lagjen "Liri Gero", Fier. Pas kësaj, Bendo është grindur ashpër me Metushin, ku, sipas dëshmitarëve, nuk ka qenë e vështirë të kuptohet se bëhej fjalë për një femër. Teksa kanë shkëmbyer debate të ashpra, Bendo ka nxjerrë thikën, të cilën e mbante me vete dhe ka qëlluar mbi 18-vjeçarin nga Fieri, duke e plagosur.
Njerëz kalimtarë, të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes, kanë ndërhyrë midis dy djemëve, kur kanë parë se konflikti kaloi te thika.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka shoqëruar 19-vjeçarin nga Patosi, të cilin e ka lënë të lirë pak orë më vonë, duke nisur ndaj tij procedimin penal në gjendje të lirë.