Dy vjet burg, për kërcënuesin e drejtorit të policisë
05/03/2005 I akuzuari pranoi akuzën
BERAT - Në seancën e fundit gjyqësore, trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, i kryesuar nga Nazmi Troka, ka dhënë dënimin me 2 vjet burg për 35-vjeçarin Leonard Çaushi, banor i fshatit Banaj të komunës Poshnje, 16 km larg qytetit. Sipas burimeve të gjykatës, Çaushi ishe i akuzuar nga organi i akuzës për "armëmbajtje pa leje" dhe për "kanosje të punonjësve të organit blu". Për të dyja akuzat, i arrestuari i ka pranuar para trupit gjykues autorësinë e veprimit të bërë në ambientet e komisariatit tre muaj më parë.
Për të njëjtat akuza, prokurorja e çështjes, Ermonela Felaj, e cila përfaqëson organin e akuzës, ka kërkuar para trupit gjykues që i arrestuari të dënohet me 4 vjet burg, pasi, sipas saj, ka kryer konsumimin e veprës penale të kërcënimit dhe të posedimit të mbajtjes të armëve të zjarrit pa leje.
Në të dyja seancat, i akuzuari për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje nuk ka pranuar avokat edhe atë të deleguarin dhe në të dy seancat detyrën e avokatit e ka kryer vetë, duke u mbrojtur para trupit gjykues dhe para organit të akuzës.
Gjat përgjigjeve të pyetjeve nga trupi gjykues, i pandehuri ka pohuar se të gjitha veprimet i kam bërë në kushtet e forcës të alkoolit, pasi atë ditë kisha konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli. Ngjarja, për të cilën Çaushi mori dënimin me dy vjet burg, ka ndodhur më 20 dhjetor të vitit të kaluar. Rreth orës 18.30 të kësaj date, Çaushi kishte mbërritur te porta e komisariatit i armatosur.
“Dua të vras drejtorin e policisë”, mësohet të ketë thënë në fillim i armatosuri dhe më pas ka vazhduar rrugën deri te porta e hyrjes. Aty dy oficerë të policisë kriminale e kanë qetësuar, duke i tërhequr vëmendjen dhe më pas e kanë çarmatosur e prangosur.