E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatët kërkojnë ri-ekspertim psikik për "rrëmbyesin" Leka

TIRANË- Mbrojtësja ligjore e të arrestuarit Romeo Leka, kërkon nga Prokuroria e Krimeve të Rënda përsëritjen e akt-ekspertimit psikik ndaj klientit të saj, me argumentin se ai vuan nga tumori në kokë, që si pasoj i sjell çrregullime mendore. Lajmi konfirmohet nga burimet e prokurorisë, të cilët sqaruan se avokatja Klojda Dashi ka kërkuar përsëritjen e ri ekspertimit pas ardhjes nga SHBA-ja të kartelës së tij mjekësore. Muaj më parë, tre ekspert të mjekësisë-ligjore konstatuan se Romeo Leka vuan nga sëmundja tumorale në tru, por që nuk ka efekt të papërgjegjshmërisë së tij ndaj ligjit dhe veprimeve të tija.


"Sëmundja nuk ndikon në gjendjen e tij të përgjegjshmërisë ligjore apo veprimeve të tija ditore. Ai është i vetëdijshëm për ata që kryen, por që ka pas probleme depresioni etj etj"-thuhet në raport. Mbi bazën e këtyre të dhënave dhe ardhjes së kartelës mjekësore nga SHBA-ja, avokatja Dashi i kërkon prokurorisë të përsërisin ekspertimin psikik për shkak se Leka vuante në SHBA dhe ishte mjekuar në një spital psikiatrik. Sipas akuzës, Romeo Leka, mesditën e 19 marsit vodhi një bankë dhe mori peng një studente me inicialet L.H. për 30 minuta, deri në momentin e dorëzimit të tij para policisë së RENEA-së.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›