Avokatët kryesisht vendim për të bojkotuar gjyqet
06/04/2010 Nuk kanë marrë rrogat prej muajsh
TIRANË- Prej më shumë se dhjetë muajsh, avokatët e caktuar nga shteti për të mbrojtur interesat e personave me ekonomi të dobët, nuk janë paguar. I janë drejtuar disa herë gjykatës me shkresa për të marrë paratë e seancave gjyqësore, por përgjigja ka qenë negative. Sipas avokatëve të kësaj kategorie, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë nuk ka paguar lekët e seancave që nga muaji korrik i vitit 2009. Pavarësisht një gjendje të tillë mbrojtësit ligjor të caktuar nga shteti kanë qenë të pranishëm në gjyq. Por sipas të dhënave nga gjykata bëhet e ditur se ata kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha seancat, madje edhe ato ku nuk janë të caktuar kryesisht. Financa e gjykatës ka kthyer përgjigje se nuk ka buxhet për të paguar. Një problem i tillë ka ekzistuar edhe me Prokurorinë, e cila merr avokat kryesisht për të miturit. Por kohët e fundit akuza ka filluar t’i shpërndajë detyrimet e mbetura. Avokatët shprehen se edhe akuza i ka dhënë më parë paratë një herë në vit. Ndërsa gjykata ende nuk e ka bërë këtë gjë. Ka shumë avokat kryesisht që presin çdo ditë të marrin një seancë gjyqësore.