E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatët në protestë për konkurrencën

• BERAT – Avokatët e Beratit protestojnë për konkurrencë të pandershme.Shkak për nisjen e reagimeve publike, sipas tyre, është bërë fakti se të gjitha kërkesë-paditë që paraqiten në gjykatë për t’u shqyrtuar nga gjyqtarët janë pa vulë dhe nuk dihet se kush i bën këto veprime. Kjo, pohojnë avokatët, ndodh kur ka një dhomë avokatie, në përbërje të së cilës janë 10 avokatë. Anëtarët e dhomës kanë përgatitur një peticion drejtuar kryetares së gjykatës, ku i kërkojnë që t’u pritet rruga veprimeve abuzive. “Ka pak kohë që në Gjykatën e Beratit paraqiten kërkesa pa vula avokatie, çka tregon se jepet ndihmë juridike nga persona të palicencuar. Ne kërkojmë nga gjykata të na vihen në dispozicion të gjitha kërkesë-paditë, pa vula avokatie, të cilat janë depozituar në sekretarinë e saj që nga 1 janari i këtij viti”, shprehet avokati Qazim Goxhaj. Në rastet e mbrojtjes së të pandehurve në masa arresti, avokati mbrojtës i zgjedhur nga shteti paguhet me 15 mijë lekë, por dhe këto sipas përfaqësuesve të mbrojtjes u jepen 1 vit më vonë.     d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›