Avokatët refuzojnë zhvillimin e procesit dy herë në javë
Zhvillimi i procesit gjyqësor dy herë në javë ka qenë objekti i sherrit të radhës në gjyqin ndaj të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit. Drejtuesi i trupit gjykues dhe avokatët mbrojtës janë përplasur sërish në debate të ashpra dhe akuza të ndërsjella. Sërish seanca është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Detar Hysi dhe reagimit të gjyqtarëve se do të propozonin masë për avokatin që mungonte, pjesa tjetër e mbrojtësve që ishin në sallë nuk kanë ngurruar t‘i përgjigjen me ashpërsi. Avokatët i kanë quajtur të padrejta vendimet e gjykatës për të kërkuar masa disiplinore ndaj tyre, pasi ata janë paraqitur në seanca dhe problemi është thjesht teknik. Në të njëjtën linjë diskutimi, avokatët kanë kërkuar nga trupi gjykues që procesi të mos zhvillohet më dy herë në javë, pasi kjo është një ngarkesë e madhe dhe ata nuk kanë mundësi t‘i ndjekin seancat. Avokatët kanë deklaruar se ata kanë edhe klientë të tjerë, si dhe çështje të tjera për të ndjekur dhe zhvillimi i procesit dy herë në javë ua vështirëson atyre punën, si për ndjekjen e seancave ashtu edhe për përgatitjen e tyre.
Pasi ka këmbëngulur se vendimi për të zhvilluar gjyqin me dy seanca në javë ishte marrë për të përshpejtuar ritmet e zhvillimit të procesit, që duket se do të jetë shumë i gjatë, trupi gjykues është detyruar të ndryshojë këtë vendim. Nën presionin e avokatëve mbrojtës, gjykata vendosi që seancat e procesit të zhvillohen vetëm një herë në javë. Gjithsesi, drejtuesi i trupit gjykues nuk ka harruar të paralajmërojë avokatët se do të vazhdojë të kërkojë marrjen e masave disiplinore ndaj avokatëve që nuk paraqiten në seancë dhe që shkaktojnë shtyrjen e seancave dhe zvarritjen e gjyqit.
Procesi ndaj të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit është nga proceset më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Të pandehurit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullau, Indrit Dokle, Dritan Coli, Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Bujar Gashi, Ahmet Ajeti dhe Osman Karpuzi janë akuzuar për veprat penale të "Krijimit të bandës së armatosur dhe organizatës kriminale", "Kryerjes së krimeve nga banda e armatosur", "Vrasjes me dashje", "Armëmbajtjes pa leje" etj. Numri i madh i të pandehurve, 17 gjithsej, i shoqëruar po ashtu me një numër të madh avokatësh ka krijuar mjaft vështirësi në menaxhimin e këtij procesi dhe veçanërisht në prezencën e të gjithë të pandehurve dhe avokatëve në sallën e gjyqit, pa të cilën ai nuk mund të vazhdojë.