Do të shtrosh rrugë në Kroaci? Duhet të dish 5 gjuhë të huaja
Për të shtruar asfalt në rrugët e Kroacisë duhet të kesh mbaruar një universitet, të zotërosh pesë gjuhë të huaja, të kesh kuti postare e shumë kushte të tjera.
Këto janë disa nga kushtet që duhet të plotësojnë aplikantët e papunë dhe që duan të punësohen si punëtorë krahu në Kroaci. Këta formularë u janë shpërndarë punëtorëve, që dalin çdo ditë për të kërkuar punë në sheshin e "Ushtarit të Panjohur".
Disa ditë më parë, pranë sheshit të ashtuquajtur ‘të të papunëve‘, është paraqitur përfaqësuesi i një firme kroate, që merret me shtrimin e rrugëve dhe ka dorëzuar rreth pesëdhjetë formularë. Absurditeti qëndron në pyetjet e këtij formulari, pasi në të kërkohej që të papunët të shënonin se në cilin kolegj kanë studiuar, ç‘kod postar kanë, adresën e e-mail-it, nivelin e njohjes se pesë gjuhëve të huaja, si anglisht, serbisht, gjermanisht, frëngjisht etj. Ndër të tjera, kërkohej edhe një letër shoqëruese nga ish-punëdhënësi, si dhe shumë të dhëna të tjera, që dukeshin sikur i drejtoheshin ndonjë docenti apo doktori shkencash dhe jo ndonjë personi të papunë që, në rastin më të mirë, ka tetë klasë shkollë. Pra, që të shtrosh rrugët me asfalt në Kroaci duhet të kesh mbrojtur disa tituj shkencorë dhe të jesh poliglot.
SHLYERJA E DETYRIMEVE
Shlyerja e detyrimeve ndaj shtetit është kthyer në një makth për të gjithë administratorët e bizneseve të vogla.
Borderotë e biznesit, që plotësohen një herë në tre muaj janë torturuese, për shkak të radhëve të gjata që krijohen në zyrat e tatim-taksave. E gjithë kjo rrëmujë krijohet, për shkak të formularëve që mungojnë, ndaj dhe përpara këtyre zyrave ka lulëzuar tregu i zi, ku sekserë të shumtë shesin formularë apo siç i quajnë ata, bordero.
Në sportelet e zyrave shtetërore këta formularë i merr falas, ndërsa te sekserët çmimi i tyre varion nga 200 deri në 300 lekë të reja. Drejtuesit e degës së tatim-taksave në Tiranë shpjegojnë se kjo situatë ndodh për faktin se formularët u shpërndahen biznesmenëve vetëm një herë, në fillim të vitit. Ata duhet ta ruajnë këtë letër, ta shumëfishojnë dhe ta plotësojnë sa herë që paraqiten për të shlyer detyrimet ndaj shtetit.
Ndërsa vetë biznesmenët shprehen se janë shumë të shqetësuar që u duhet të presin orë të tëra vetëm për një bordero, duke humbur kështu ditët e punës. Ata e konsiderojnë të patolerueshëm faktin që sekserët shesin borderotë para degës së tatim-taksave të Tiranës, ndaj kërkojnë që vetë drejtuesit e këtij institucioni të bëjnë të mundur që çdo biznesmen të ketë mundësi të gjejë formularin në zyrat e shtetit dhe jo në tregun e zi.
BISEDA
E gazetarit të "Fiksit"
me sekserët e borderove
Fiksi: Punon këtu ti? Mua më thanë t‘i marr vetëm brenda...
Sekseri: Jo, o burrë jo.
Fiksi: Prit të pyes një herë. Sa bëjnë?
Sekseri: 2 mijë lekë 3 copë. Të gjitha 10 mijë.
Fiksi: Prit, mor prit, mos e plotëso. Këto nuk plotësohen brenda?
Sekseri: Jo.
Fiksi: Se mua më thanë sikur ka të drejtë vetëm ajo t‘i japë. Se mos i marr kot unë pastaj...
Sekseri: Jo o burrë. Po nuk t‘i pranoi hajde se shkoj unë. Jam duke hyrë tash 3 vjet këtu.
Fiksi: Prit te pyes një herë. O zonjë, ku merren bordero.
Punonjësja: I bën vetë. Ku do t‘i marrësh?
Fiksi: Se mua më thanë që duhet t‘i marr te zyra e tatimeve.
Punonjësja: Kjo letra? Tek inspektorët. Ja, kjo merret tek inspektorët.
Fiksi: Ato që shesin jashtë nuk i jep zyra?
Punonjësja: Nuk bëjnë ato. Ata janë karrocierë. Ǒpunë ke me ato.
Fiksi: Nuk bëjnë, thotë ajo. Nuk bëjnë, thotë, letrat e tua, janë letra kot. Ky është roje këtu?
Sekseri: Po.
Fiksi: O zotëri!
Sekseri: A bëjnë këto letra me pagu? A janë këto borderotë?
Roja: Po, po borderotë.
Fiksi: Këto janë borderotë?
Roja: Po, borderotë. Tre copë bashkë. 3 muaj...
Fiksi: A nuk merren këtu brenda këto?
Roja: Jo, vetëm letrat merren këtu, por pa dorëzuar ato, jo.
Sekseri: Ǒtë të them unë ty? Ti po do, bëje, po do, lëre se s‘je vetëm ti.
Fiksi: Faleminderit.
Sekseri: (qytetarit tjetër) Ndonjë bordero zotëri?
Pezullohet asistenca për Gjykatën e Matit
Vendimi i USAID, pas incidentit të gjyqtarit me gazetarin e "Fiks"-it
Incidenti i shëmtuar i gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Burrel, Murat Lleshi, me gazetarin e emisionit investigativ "Fiks Fare", Ksenofon ka rezultuar me pasoja edhe për vetë institucionin e gjykatës. Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka vendosur të ndërpresë përkohësisht financimin e saj për projektet që ka pasur për modernizimin e Gjykatës së Matit. Lajmi është konfirmuar nëpërmjet një njoftimi zyrtar të shpërndarë dje për median nga zyrat e kësaj agjencie. "USAID-i ka vendosur të pezullojë asistencën ndaj kësaj gjykate, duke filluar nga dita e sotme, derisa Këshilli i Lartë i Drejtësisë të përfundojë hetimin e tij në proces kundrejt gjykatës dhe derisa gjykata të dalë e pastër nga ky hetim", thuhet në njoftimin për shtyp të agjencisë amerikane.
Zyrtarët e USAID janë motivuar për marrjen e këtij vendimi ekstrem edhe nga akuzat që janë bërë ndaj gjyqtarit Murat Lleshi për moslejimin e ngritjes së një ure që do të ndihmonte banorët e fshatit Urakë. Bashkëpunimi midis Gjykatës së Matit dhe USAID ishte institucionalizuar vetëm një muaj e gjysmë më parë, kur të dyja palët kishin nënshkruar një marrëveshje që synonte në rritjen e efikasitetit të gjykatës. "Më 18 prill 2008, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nënshkroi një marrëveshje me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat për të mbështetur përmirësimin e efikasitetit dhe të përgjegjshmërisë së gjykatës, pjesë e projektit trevjeçar për shtetin ligjor", thuhet në njoftimin për shtyp që ka shpërndarë USAID. Në këtë mënyrë, bashkëpunimi dypalësh duket i kompromentuar keqas jo vetëm nga incidenti që gjyqtari Murat Lleshi dhe vëllai i tij shkaktuan me gazetarin Ksenofon Ilia, por edhe nga akuzat që kanë ngritur banorët e fshatit Urakë dhe për të cilat gazetari po hetonte.
Një javë më parë, gazetari i emisionit "Fiks Fare", Ksenofon Ilia, kishte shkuar me një grup xhirimi në Gjykatën e Rrethit të Matit për të pyetur gjyqtarin Murat Lleshi, lidhur me akuzat e banorëve të fshatit Urakë. Banorët kishin thënë se gjyqtari kishte bllokuar ndërtimin e urës që do të lidhte fshatin me rrugën nacionale. Sipas projektit, fondi i vënë në dispozicion nga Ministria e Brendshme për fazën e parë të ndërtimit ishte 240 milionë lekë. Faza e parë duhet të përfundonte në fund të muajit qershor 2008. Por, gjyqtari Murat Lleshi kishte pezulluar punimet me pretendimin se është pronar i tokës.
Reagimi i gjyqtarit ndaj grupit të xhirimit ka qenë brutal. Ai ka nxituar për t‘i shpëtuar gazetarit Ilia dhe ka hipur në furgonin e të vëllait e më pas të dy janë larguar me shpejtësi, duke marrë zvarrë gazetarin që përpiqej të pyeste gjyqtarin. Vetë Ilia deklaroi pas ngjarjes se në një moment të dy vëllezërit Lleshi e kishin kërcënuar edhe me armë. Pasi mori ndihmën mjekësore në spitalin rajonal, gazetari i "Fiks Fare" ka bërë edhe një kallëzim penal në prokurori.
Për këtë ngjarje të rëndë janë prononcuar drejtuesit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, të cilët e kanë dënuar veprimin e gjyqtarit Lleshi, ndërsa ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka urdhëruar Drejtorinë e Inspektimit të kontrollojë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat dhe të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse. Vendimi i USAID për të pezulluar ndihmën për Gjykatën e Rrethit të Matit, vjen në një moment kur ky institucion ka më shumë nevojë për modernizim dhe investime.