Vapa e parakohshme, të moshuarit humbin ndjenjat në autobus
Gardërobat tashmë janë zbrazur nga të gjitha rrobat e dimrit, ose në rastin më të keq janë hedhur cepave të dhomës. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për këpucët me taka... ashtu siç është diskutuar vitet e fundit, në vendin tonë nuk ka më stinë pranvere apo vjeshte. Kemi dimër ose verë të menjëhershme, të parakohshme si kjo e ditëve të sotme. Sipas rregullit, muaji maj i përket pranverës, por temperaturat e javës së fundit kanë treguar se tashmë jemi plotësisht në stinën e verës. Për më keq, vapa e parakohshme që ka pushtuar vendin tonë ka nisur të përshpejtojë shqetësimet shëndetësore, fluksin e pacientëve kronikë, të moshuarve dhe fëmijëve në spitale. Dje, në ditën më të nxehtë të këtij muaji është shënuar edhe viktima e parë e vapës.
Por jo pak veta kanë rrezikuar dje vdekjen apo përkeqësimin e gjendjes shëndetësore. Të moshuar, pacientë kronikë janë ndier shumë keq teksa udhëtonin me autobus. Disa herë qytetarët kanë tentuar të japin ndihmën e parë për të trullosurit e vapës. Tentativa e shpëlarjes me ujë të freskët, e masazhit të kyçeve apo e vendosjes në hije, ka ndihmuar të gjithë personat që iu ka rënë të fikët në autobus. Të tjerët që kanë qenë më rëndë janë dërguar menjëherë në urgjencë. Dje rrugëve të kryeqytetit kemi parë veshje të ndryshme, zgjidhje alternative për t‘u freskuar, por edhe shumë vështirësi pune. Mjekët njoftojnë që mos të dalim nga shtëpia pas orës 10:30. Askush nuk do të dalë nga shtëpia ose nga ndonjë bar me ajër të kondicionuar, por secili duhet të plotësojë detyrimet. Secili duhet të shkojë në punë, duhet t‘i kushtojë rëndësi përfundimit të detyrave personale, apo familjare. Amvisat duhet të bëjnë pazarin, fëmijët duhen marrë nga shkolla, të moshuarit duhet të marrin recetën te mjeku e të gjithë ata që e kanë punën në "terren" u duhet të lëvizin me doemos edhe poshtë hijeve ku temperatura shënon 34 gradë, edhe poshtë diellit ku gradët janë edhe më të larta. Shumica e shqiptarëve nuk ka mundësi të blejë makinë e një pjesë e mirë që mund ta realizojnë këtë maten ta vendosin në punë, sepse çmimi i naftës tashmë ka shkuar në stratosferë. Kjo bën që zgjidhja për të lëvizur të mbetet vetëm autobusi. Secila linjë, private apo shtetërore asnjëherë nuk ka menduar për verën. Të gjithë autobusët janë të mbyllur. Aty të duket vetja si në inkubator. Dritare të vogla, shumë njerëz që shtyhen, dielli përvëlues që hyn nga xhamet e mëdha. Në një mjedis të tillë e ka shumë të vështirë mbijetesën një i ri, e jo më një i sëmurë, një i moshuar, apo një grua me barrë që s‘ka asnjë mundësi tjetër lëvizje përveçse t‘i hipë autobusit të "zjarrtë". Duke e menduar mirë, shteti nuk mund të japë kompensim për qytetarët që të marrin taksi gjatë ditëve të vapës ose gjatë verës. Por minimumi që mund të bëjnë pushteti vendor është të vendosë kushte për privatin që në çastin e nisjes së procedurave për tender. Për t‘u evituar qytetarëve, gjendjen e të fikëtit e për t‘ia bërë atë copë udhë pak më të lehtë, mund të kërkojnë edhe ca autobusë për stinën e verës, me dritare më të hapura. Të heqë reklamat e agjencive të ngjitura pas xhamit si karton me vinovil, të cilat e bëjnë ajrin të parespirueshëm. Në këto ditë të padurueshme vape, temperaturash të çmendura, moti të nxehtë, ato që thërrasim në ndihmë kur gjendemi rrugëve, janë hapësirat e gjelbra. Parqet, lulishtet, stolat poshtë pemëve, edhe po nuk ishin pa shatërvan do të na ndihmonin të gjithëve të qetësoheshim, të merrnim veten, pasi të zbrisnim nga autobusi. "Ta mbajmë mend kur ka rënë shi, se kjo vapë do të na marrë shpirtin", flisnin qytetarët. Ndërsa përpiqeshin të mbulonin kokën me kapele, me çadra, me letra apo me çfarë të mundnin. Ndërsa pjesë e pajisjeve në çantat e grave tashmë i është shtuar edhe freskuesja kineze.
Por situata nuk ka qenë kaq e nxehtë për të rejat moderne. Shumë vajza nuk e kanë ndier peshën e vapës. Pavarësisht temperaturave të larta, rrugëve që dukeshin se po u shkrinte asfalti, këpucët dhe sandalet me taka të larta janë pjesë e pandashme e paraqitjes së vajzave shqiptare si në mëngjes e darkë, por mbi të gjitha edhe atëherë kur termometri i kalon 35 gradë Celsius.