Masterplani degjeneron nw sherr
17/12/2004
SHKODER
Për 4 orë, salla në këshillin bashkiak të Shkodrës, ka buçitur nga sharjet, fyerjet dhe akuzat. Në qendër të vëmendjes ka qenë masterplani për rregullimin e qendrës së qytetit, i cili edhe këtë radhë ka kaluar pa u miratuar. Këshilltarë bashkiakë, biznesmenë, politikanë, institucione fetare dhe familje, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, duke i lënë me gisht në gojë autoritetet që duhej të vendosnin për miratimin e tij.
Firma që ka paraqitur projektin është një studio gjermano-shqiptare dhe drejtuesi i firmës është Gjon Radovani. Lindur në Shkodër, që nga viti 1992, ai banon në Gjermani dhe firma me të cilën ai ka bashkëpunuar quhet “Architektur stadplanung desing”. Kjo firmë ka disa tituj shkencorë si “Diplom ingenier der architektur” nga universiteti i Stuttgart, “Master of sience” ekuilvalim i sistemit universitarë anglo–amerikan, “Freier Architekt” nga lidhja e arkitekteve të Republikës së Gjermanisë. Prezantimi i masterplanit është bërë në sallën e këshillit bashkiak dhe në prezencen e dhjetëra personazheve të njohur për qytetin e Shkodrës, nga vetë Gjon Radovani bashkë me grupin e punës. Diskutimi ka filluar në orën 17.00 të pasdites dhe ka zgjatur deri në orën 21.00. Gjatë këtij prezantimi, Radovani ka sqaruar në detaje ndryshimet që do të bëhen në Shkodër, arsyet dhe pasojat që ato do të sjellin. Nuk kanë qenë të pakta edhe reagimet nga salla, të cilat ia kanë ndërprerë disa herë fjalën. Pasi ka përfunduar prezantimi i masterplanit, menjëherë kanë nisur dhe diskutimet, që brenda pak minutash u kthyen në akuza dhe fyerje personale.
Drejtuesi i këtij projekti, Gjon Radovani, është shprehur se ky projekt është tepër bashkëkohor dhe shumë i përshtatshëm për Shkodrën. Ka dy anë tepër të mira, anën teknike dhe qarkullimin rrugor. Unë nuk kam pasur ndikim nga politika dhe as nga familje të veçanta, siç është folur, por kemi bërë më të mirën për Shkodrën. Detajet se këtu ka gardhin njëri apo tjetri nuk kanë vlerë të kenë përgjigje”.
Replikat më të ashpra u zhvilluan nga Komuniteti Mysliman, biznesmenët, specialistët dhe kryetari i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”. Diskutimet e ashpra janë ndërprerë disa herë nga kryetari i Bashkisë, i cili më shumë ka bërë rolin e një arbitri, për të zbutur situatën.
Megjithëse u diskutua gjatë, në fund të takimit nuk u vendos asgjë. Ankesat e ndryshme do të paraqiten pranë KRT-së së rrethit dhe kryetarit të bBashkisë, nga ku më pas do të votohet.
Bashkim Bajraktari, Myftinia e Shkodrës: “Keni cënuar pronat dhe interesat e Myftinisë, te teatri “Migjeni dhe te xhamia Ebu Beker, ku janë tokat e myftinisë. Keni parashikuar ndërtesa dhe nuk na keni pyetur. Ju këshillojmë të mos e miratoni këtë masterplan, pasi do të ketë pasoja.
Marash Plepi, drejtori i Monumenteve të Kulturës: “Ky masterplan nuk është i saktë, pasi prish arkitekturën me ndërtesat e larta. Nuk na keni pyetur për asgjë”.
Valter Fusha, biznesmen: “Ky plan po shkatërron investimet që kanë bërë biznesmenët. Unë kam investuar në lokalin “Piaza Park” 600 milionë lekë dhe ju kërkoni të bëni shesh për koncerte. Pse nuk na kanë thënë kur na kanë dhënë lejet
se do të bëhet lulishte”.
Agron Okaj, përfaqësuesi i Prefekturës: “Nuk jemi dakord për mënyrën se si është bërë ky masterplan. Kemi shumë vërejtje nga mënyra teknike dhe ndërhyrjet që janë bërë nga individë të ndryshëm. Nuk e meriton Shkodra të ketë një qendër të tillë. Duhet të shohim edhe ndonjë masterplan tjetër për t’u bindur, sepse është historike për Shkodrën”.
Mustafa Lici, kryetar i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal: “Ky masterplan është një konflikt interesash. Janë njerëz të korruptuar, që kanë ndërhyrë për ta bërë sipas dëshirës qendrën e Shkodrës. Po bëni një masakër historike, nëse votohet ky masterplan, pasi është vetëm për interesin e disa personave”.
Zef Çuni, arkitekt: “Kemi 15 vite që rrisim fëmijë pa fëmijëri, pasi nuk ka hapësira të gjelbërta dhe kënde lojërash. I tillë është ky masterplan, do bëhet një masakër urbane me leje. Parshikohen të shemben monumente kulture për të ndërtuar pallate. Sonte këtu patjetër duhej të ishte prezent edhe një firmë tjetër arkitekturore”.
Fyerjet
Në takim nuk kanë munguar dhe fyerjet dhe akuzat mes personave të veçantë. Një prej anëtarëve të familjes Gurakuqi, familje e cila është akuzuar direkt nga shefi i urbanistikës të këshillit bashkiak, Zef Çuni, ka akuzuar pikërisht kwtw fundit. Anton Gurakuqi, e ka fyer Zef Çunin, në momentet, kur ai po diskutonte. “Ju jeni injorant, i ka thënë Gurakuqi, nuk merrni vesh. Lulishtja te Radio-Shkodra është pronë private”. Ndërkohë që Zef Çuni, është shprehur: “Faliminderit!. Tani e kuptova sa kulturë keni”. Më tej debatet kanë vazhduar edhe më të ashpra, derisa kanë ndërhyrë persona të tjerë, që e kanë risjellë diskutimin për masterplanin.
Batutat
Mustafa Lici, kryetari i partisë MDL, ka akuzuar direkt, drejtuesit e firmës projektuese. “Ju keni konflikte interesash, jeni të korruptuar dhe po shkatërroni Shkodrën”. Megjithëse drejtuesi i firmës Gjon Radovani është munduar që ta qetësojë dhe t’ia sqarojë më mirë masterplanin, Lici ka vazhduar: “Nëse e miratoni këtë masterplan, unë kam 2000 persona pas vetes. Do të marrim 200 kutia vezësh dhe do të gjuajmë bashkinë. Masterplani i ri nëse e keni vënë re, ka formën e kallashnikovit. Ky masterplan do të vendosë të gjithë monumentet e dëshmorëve në një vend. Nuk kemi si të lemë dëshmoret e demokracisë me komunistët, se do të vriten me njëri-tjetrin”.
SI DO TE JETE SHKODRA.
Në vend të monumentit të “5 Heronjve të Vigut” do të ndërtohet një shatërvan
Pranë teatrit “Migjeni” do të ndërtohet një qendër tregtare
Te lulishtja e Radio-Shkodrës do të ndërtohen pallate shumëkatëshe
Te lulishtja tek Isa Boletini, ku janë ndarë pensionet, do të ndërtohen dy pallate shumëkatëshe
Shatërvani në Parrucë, do të kthehet në një bazen
Zona përballë Kafes së Madhe, ku janë dy lokale tepër të frekuentuar, “Piaza Park” dhe “Mondial” do të prishen dhe do bëhet një shesh i madh
Rruga e Piacës dhe e Poliklinikës vetëm për këmbësorët
Hotel Rozafa do të bëhet 13-katësh
Të gjithë monumentet e dëshmorëve, do të mblidhen në një vend përpara gjimnazit “28 Nëntori”
Të gjitha rrugët kryesore do të jenë të ndryshme nga njëra-tjetra, me gjelbërim anash dhe një ndriçim special
Te Poliklinika, ku janë disa dyqane, ku ka qenë lulishtja, do të bëhet një shesh i gjelbërt
Rruga e Piacës do të lyhet me një ngjyrë jeshile dhe kafe dhe do të ketë një ndriçim reflektues.
Te lulishtja pranë universitetit në mes të sajë do të futet një vijë uji, siç ka qenë dikur dhe ajo do të ndricohet
Ku ka qenë “Turizmi i vjetër” do të bëhet një ndërtesë shumëkatëshe