Gjermanët japin 5.5 milionë euro për ujërat zeza
17/12/2004 Gjermarët e kanë mbajtur fjalën për të financuar projektin e kanalizimeve të ujërave të zeza, duke dhënë plot 5.5 milionë euro për kanalizimet e Kavajës. Ministri Angjeli ka nënshkruar marrëveshjen që i hap rrugën zbatimit të projektit. Kredia jepet për një periudhë 40-vjeçare, me një përqindje prej 0,75% në vit. Shlyerja e huasë mund të fillojë pas 10 vjetësh. Projekti parashikon rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit të Kavajës si dhe ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza. “Gjermania është e gatshme të mbështesë më tej Shqipërinë në procesin e reformave ekonomike. Kjo, veçanërisht në fushën e ujësjellës-kanalizimeve, të energjisë, të decentralizimit, shëndetësisë”, ka deklaruar ministri Angjeli pas nënshkrimit të marrëveshjes. Kështu mësohet se kontributi gjerman për Shqipërinë do të jetë rreth 15.250 milionë euro dhe sektorët e ndërhyrjes në furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet e ujërave të zeza, reforma e energjisë dhe ekonomisë, ndërtimi i ekonomisë së tregut, shëndetësi etj. Përveç kësaj, pala gjermane gjatë bisedimeve qeveritare premtoi të akordojë paraprakisht në kuadrin e premtimeve të reja rreth 8.4 milionë euro për financimin e projekteve të mëtejshme në sektorin e ujërave dhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm.