E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Përmbytjet sjellin inflacion

Nga Rajmonda Lajthia 

Tiranë, 27 janar NOA - Përmbytjet në
verilindje të vendit pritet të ndikojnë negativisht jo vetëm në presionin ndaj
buxhetit të shtetit, duke shtruar nevojën e ndryshimit të tij, por edhe në
rritjen e çmimeve që do të sjellë mungesa e produkteve ushqimore në treg.
Prodhimi bujqësorë në Shkodër përbën një pjesë të rëndësishme të tregut vendas,
ndaj dëmtimi i të mbjellave pritet të shoqërohet me një ofertë të ulët.

Me këtë argument guvernatori Ardian Fullani
sqaroi para mediave efektet qe do te japin përmbytjet në ekonomi. Sipas tij,
banka e Shqipërisë mirëpret nismën e qeverisë për të rishikuar buxhetin e
shtetit, pasi ky veprim shkon në të njëjtën linjë me  udhëzimet e
institucionit monetarë. Gjatë konferencës për shtyp guvernatori Fullani bëri
një analizë të ekonomisë në 6 mujorin e dytë 2009. Ai bëri publikë edhe
vendimin e këshillit mbikëqyrës së bankës për të mbajtur të pandryshuar norman
bazë të interesit të lekut në masën 5.25%. Njëkohësisht ky institucion mbështet
nismën e qeverisë për të marrë kredi në tregun ndërkombëtarë, pasi sipas tij
ekonomia ka nevojë për para.

Banka e Shqipërisë gjykon se qeveria duhet të
nxitojë për të marrë këtë hua dhe për tia injektuar ekonomisë në kohën e
duhur, mbi të gjitha kjo masë do të rregullojë bilancet- u shpreh Fullani.

Ministria e Financave ka dalë në tregun
ndërkombëtarë për të marrë 300 milion euro kredi, një masë kjo e cila do të
ndikojë pozitivisht në ekonomi. 

Në fjalën e tij guvernatori u ndal edhe në
shqetësimin e institucionit që ai drejton, duke i bërë thirrje qeverisë që të ndërmarrë
politikat e duhura për të reduktuar defiçitin buxhetorë, si një kusht për
stabilitetin makroekonomik.

r.l/NOA 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›