E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati: Plagosja e Dajtit sqarohet në gjykatë

 

TIRANE – Mos zbardhja e disa momenteve në dosjen e Dritan Dajtit, sipas mbrojtësit të tij pritet të sqarohet gjatë gjykimit të kësaj çështjeje. Avokati Arben Qeleshi pohoi dje se nuk mund të detyronte prokurorinë për të hetuar faktin dhe mënyrën sesi ishte plagosur Dajti, por sipas tij gjatë gjykimit të çështjes do të sqarohen kjo dhe shumë momente që kanë mbetur pa u sqaruar nga hetimi. Avokati pohoi se ishte njohur me dokumentet e dosjes mesditën e së premtes, ndërsa tha se klientin e tij, Dritan Dajtin, nuk e kishte takuar prej rreth tre javësh. Kjo për faktin se Dajti ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë  plagëve që mori gjatë përleshjes me policët në Durrës. Avokati tha se klienti i ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për pasojë kishte refuzuar takimin me avokatin pasi nuk mund të lëvizte për t’u takuar me të. po kështu avokati Qeleshi pohoi se mbronte edhe kunatin e Dajtit, i cili akuzohet për përkrahjen e të arrestuarit gjatë kohës së arratisë.                                                f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›