E Hënë, 2 Nëntor 2026

Avokati, Salla është me kartelë që nga viti 1989

31/05/2005  TIRANË – Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor për gjashtë të pandehur nga Lushnja dhe Elbasani, të cilët në bashkëpunim akuzohen se trafikuan për qëllime fitimi Marsela Ukun. Por, pikërisht në momentin që akuza është pregatitur për të kërkuar masën e dënimit, avokati i të pandehurit Idriz Salla, Arsen Çaushi, ka paraqitur një provë të re, e cila vërteton se klienti i tij vuan nga çrregullime mendore. Avokati paraqiti një vërtetim të Spitalit Psikiatrik Elbasan, lëshuar nga dr.Sadik Dinci me numër 245, datë 3 mars 2004, me anë të të cilit vërtetohet se i pandehuri Idriz Salla është i sëmurë mendorë dhe ka qenë i shtruar pranë këtij spitali nga data 6 mars 1989 deri në 8 mars 1989. Diagnoza është "çrregullime personaliteti". Me të njëjtën diagnozë ka qenë i shtruar edhe në vitin 1990 për më shumë se dy javë. Një tjetër vërtetim për të njëjtin të pandehur është firmosur nga mjekët e Spitalit Ushtarak në datën 10 mars 2004. Idriz Salla vërtetohet se ka dalë si ushtar në komisionin ushtarak mjekësor në datën 3 mars 1987. Është vlerësuar si i paaftë për të qenë ushtar aktiv. Në këto kushte avokati pretendon se i pandehuri nuk duhet të dënohet për veprën penale të trafikimit, për faktin se ai është i paaftë për të kuptuar këtë gjë, pra është i papërgjegjshëm. Një ekzaminim të pandehurit i është bërë në datën 2 shtator 2004, në kohën kur ka qenë në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lushnjës. Diagnoza ka dalë e njëjtë si ajo e disa viteve më parë.

A. Çuka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›