Memia: Katër vrasjet e familjes që s'hetoi policia
31/05/2005 Dëshmon në gjykatë vëllai i viktimës, kushëri me të pandehurin
TIRANË – Ngjarja ka ndodhur më 23 korrik 1997. Ishte kulmi i trazirave në vendin tonë. Në fshatin Muhejan të Tropojës, pas një zënke banale për një vijë uji, Rexhep Memia qëllon mbi kushëririn e tij, Shaban Memia, gruan e kushëririt dhe dy djemtë, që janë Zyle Memia, Behar dhe Arjan Memia. Që nga kjo date, policia edhe pse ka vajtur në shtëpinë e viktimës nuk ka kryer asnjë veprim. Gjithçka është lënë në heshtje.
Policia
Vetëm në datën 12 dhjetor 2003, policia e Tropojës ka bërë një aksion për të kapur në shtëpinë e tij autorin e krimit, Rexhep Memia. Deri në këtë datë policia nuk kishte marrë në pyetje asnjë dëshmitar, madje edhe vëllain e vetëm të viktimës nuk e kishin pyetur. Tragjedia erdhi pas një zënke për një vijë uji. Vëllai i vetëm i viktimës, Hajredin Memia me banim në Fierzë, tregoi dje për Gjykatën e Krimeve të Rënda ngjarjen ashtu si e kishte mësuar. Një fakt tronditës është neglizhenca e policisë për të gjetur autorin menjëherë pas ngjarjes. Këtë gjë e pohoi edhe Hajredini dje, i cili tha se është pyetur nga policia vetëm një vit më parë, pasi kushëriri i tij ishte kapur nga policia. I pyetur nga gjykata përse nuk ka bërë kallëzim pas ngjarjes, dëshmitari u shpreh se të pandehurin e kishte si vëlla dhe nuk mund të shkonte në polici për të, duke ia lënë gjithçka në dorë shtetit.
Vëllai
Sipas vëllait të viktimës, midis familjeve të tyre nuk kishte patur ndonjëherë probleme, madje i pandehuri ishte rritur tek ata, ishin si vëllezër. Dëshmitari tha dje se, Rexhep Memia ditën e ngjarjes ka patur armë automatike me vete. Këtë armë ai nuk e hiqte nga krahu. Edhe ditën kur është rrethuar e më pas arrestuar nga policia, ku edhe është plagosur më 12 dhjetor 2003, në shtëpinë e Memisë është gjetur arma e krimit, një çantë me katër karikatorë me fishekë. Harjerdin Memia tha dje në gjykatë se vëllai i tij kishte marrë shumë plumba në kraharor, gruaja e vëllait në trup dhe këmbët e thyera, ndërsa Behari dy plumba prapa kokës. Djali i vogël i familjes Memia, Arjani, ishte ende gjallë kur prindërit dhe vëllai kishin vdekur vetëm 150 metra larg banesës. Ai pati mundësi të kërkonte ndihmë, edhe pse kishte marrë disa plumba në bark. Nuk arriti të jetonte më shumë se 24 orë. Vdiq në Spitalin Ushtarak në datën 24 korrik 1997. Nga ana e tij, i pandehuri Rexhep Memia akuzoi kushëririn të ardhur dje si dëshmitar. Ai i tha se kishte paguar dy dëshmitarë për të folur kundër tij. Ndërsa shtoi se familja e xhaxhait kishte tentuar ta vriste disa vite më parë.
Alma Çuka