E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirohet hotelieri i kurdëve të trafikut

31/05/2005  Krimet e Rënda vendosin burg pa afat për turqit e maqedonasin

TIRANË – Një vajzë dhe një djalë të infiltruar në grupin e turqve dhe maqedonasve për të zbuluar trafikun e kurdëve. Dje është bërë e ditur se trafiku i kurdëve drejt Italisë dhe vendeve të tjera, është ndaluar si pasojë e infiltrimit në grup të dy personave. Një vajzë me emrin Ami, e cila është futur në Rinas për të nxjerrë viza false për kurdët dhe një djalë, i cili nuk identifikohet. Të pandehurit kanë arritur të tregojnë dje se vizat i kanë marrë në Rinas nga një vajzë. Po kështu kanë pohuar se është rasti i parë që hyjnë në Shqipëri. Përveç saj, drejt burgut pa afat dy turqit, Jasin Ozel dhe Ayhan Dogan, përkatësisht 40 dhe 37 vjeç dhe maqedonasi Ali Ademi, 35 vjeç, janë zbërthyer nga Prokuroria menjëherë pas arrestimit të tyre dhe dërgimit në dhomat e paraburgimit. Dy turqit dhe maqedonasi kanë folur së bashku në lidhje me trafikun e kurdëve, mënyrën e zbulimit dhe më pas të arrestimit. Kanë treguar hollësi, të cilat i kanë shërbyer organit të Prokurorisë për të plotësuar dosjen hetimore. Në burg dje nga Gjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar edhe shoferi i taksisë, Hysni Mali. Ndërsa gjykata ka parë të arsyeshme për të lënë të lirë pronarin e shtëpisë së përdorur si hotel, shtetasin Tafil Selfo. Akuza mbi të pandehurit që mbetën në burg pa afat pas kërkesës së prokurorit Ardian Braho, është ajo e trafikimit të qenieve njerëzoe. Asnjë prej të pandehurve nuk e ka pranuar veprën penale, ndërsa janë shprehur se këtu kishin vetëm pak ditë që mbërritën. Turkut Ayhan Dogan i janë sekuestruar edhe 3300 euro, ndërsa shokut të tij më pak. Këto para, sipas akuzës, kanë qenë nga veprimtaria e paligjshme e trafikut të kurdëve. Por nga vetë të pandehurit është kundërshtuar ky fakt. Turqit kanë pretenduar se maqedonasin e kanë takuar në Shqipëri dhe njëri prej tyre, pikërisht Jasin Ozel, e njihte më parë për shkak të veprimtarisë së tij private që kishte në Maqedoni. Jasin Ozel i tha dje gjykatës se në Maqedoni kishte gruan dhe fëmijët. Atje kishte edhe aktivitetin. Ndërsa është kundërshtuar akuza, Prokuroria ka qetësuar palët, duke thënë se është e gatshme të paraqesë para gjykatës kasetën dhe transkriptimin e bisedës së bërë mes tyre në dhomat e paraburgimit. Të pandehurit u mbrojtën nga avokat Qazim Gjonaj, Petrit Kaja, Vjollca Pustina. Ndërsa Tafil Selfo, që u la i lirë, u mbrojt nga avokat Ali Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›