Zgjedhjet që po humbasin ndershmërinë
31/05/2005 Para disa ditësh parlamenti shqiptar u shpërnda, në pritje të zhvillimit të zgjedhjeve të 3 korrikut. Kryetari i parlamentit, në fjalën e fundit përshëndetëse, vuri ndërmjet të tjerash në dukje arritjet e këtij institucioni, “punën e madhe të tij”, miratimin e dhjetëra ligjeve, marrëveshjeve etj., si këto. Por, kryeparlamentari nuk tha se si ky parlament nuk pati shprehur tamam vullnetin e popullit shqiptar, për shkak të devijimit të disa mandateve, gjë që u kontestua jo vetëm nga opozita, por e dhe nga faktori ndërkombëtar; se si ky parlament nuk arriti të bëjë gjënë më të rëndësishme: të ndërtonte një qeveri, e cila të ishte e aftë të nënshkruante Marrëveshjen e Stabilizimit-Asociimit më BE-në, se si nuk arriti të ndërtonte një sistem ligjor efikas për të mbyllur hapësirat e korrupsionit në Shqipëri, dhe për të imponuar një proces të shpejtë reformash, që do të ndikonin në rritjen ekonomike të jetës së qytetarëve etj. Të gjitha të tjerat, si miratimi i ligjeve, zgjedhja e presidentit konsensual, miratimi i disa marrëveshjeve me institucionet ndërkombëtare, mbeten në kuadrin e jusifikimeve të atyre që për katër vjet përfituan privilegjet e parlamentarit dhe nuk bënë aq sa duhet në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Përmbledhtazi mund të thuhet se një nga arsyet kryesore të mosarritjeve në Shqipëri, e ka pasur burimin te mospërputhja sa duhet e mandateve të parlamentit që sapo kaloi me vullnetin real të popullit shqiptar. Nuk është e tepërt të ripërsëritet se e mira dhe e keqja e një vendi e kanë burimin pikërisht këtu, te zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
*** Vëmendja e opinionit publik shqiptar është e përqëndruar te procesi zgjedhor i tanishëm dhe sidomos te rezultati i zgjedhjeve, i cili do të tregojë se si do të jetë konfiguracioni i parlamentit të ardhshëm. Komuniteti ndërkombëtar si asnjëherë tjetër, prej më shumë se një viti, kish paralajmëruar se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, do të varet në radhë të parë nga standardet e zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme. Këto deklarata dukeshin trishtuese, për kohën kur bëheshin, për shkak se shqiptarët duhej të prisnin të paktën edhe një vit tjetër për të realizuar zgjedhje të ndershme dhe më pas për të patur mundësi reale për t’u afruar me Evropën. Nëse Shqipëria do të kish pasur një qeverisje të përgjegjshme dhe politikanë qytetarë, me atë sinjal që pati dhënë Evropa, zgjedhjet do të ishin zhvilluar para një viti, pavarësisht se të parakohshme (në fakt realisht shumë më të kohshme për procesin integrues), për të kaluar krizat e njëpasnjëshme qeverisëse, për të ndryshuar imazhin, për të përmirësuar defektet e procesit të mëparshëm zgjedhor dhe së fundi për të përshpejtuar hapat e integrimit të vendit në BE. Po kush t’i zhvillonte se? Që këtu duket motivi i munguar i politikanëve shqiptarë për të punuar në të mirë të vendit të tyre. Pra, që prej kohës së paralajmërimit të madh, të kushtëzimit të hapave integruese të Shqipërisë në BE me zgjedhjet, nuk e kam kuptuar se çfarë bënte qeveria, çfarë qeveriste dhe për kë qeveriste. Ironia dukej sheshit kur, megjithë këtë paralajmërim, qeveritarët bënin sikur punonin seriozisht për integrimin e Shqipërisë në Evropë! Por kjo gjë do të ishte gjysma e së keqes, nëse zgjedhjet që do të zhvillohen pas 35 ditësh do të garantonin atë çka faktori ndërkombëtar po kërkon prej kohësh. Siç po shikohet përpjekjet për të pasur një proces të ndershëm zgjedhor kanë mbetur më tepër në kuadrin e deklaratave verbale, brenda të cilave është përfshirë edhe Presidenti i Republikës.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri rrezikojnë të humbasin ndershmërinë, për shkak të fenomenit aq shumë të përfolur “dushk”. Përpjekjet e pamjaftueshme të opozitës, për të shmangur fenomenin “dushk”, u kundërshtuan papërgjegjshmërisht në mënyrë të përgjegjshme nga socialistët. Për pasojë, 40 deputetët, që do të shpërndahen në proporcional, do të jenë krejtësisht, ose në shumicën dërmuese të tyre të trafikuar nga dy partitë deri sot të mëdha (dhe kur trafikohen deputetët, llogarisni se çfarë mund të trafikohet tjetër, ose më saktë se çfarë s’mund të trafikohet në këtë vend). Të gjithë politikanët shqiptarë kanë përfunduar në “pyllin e dushkut”, dhe bashkë me ta edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare si Salcman i BE-së dhe Vaçek i OSCE-së. PD-ja, pasi lau veten nëpërmjet amendamentit “antidushk”, që propozoi në parlament, po kërkon hapur që në proporcional (këtë gjë po e bën në çdo takim elektoral) të votohen aleatët e saj dhe me gjasa ajo nuk do të marrë as 2% në proporcional. Në fakt pas asaj që ndodhi, nuk kishte asnjë rrugë tjetër për PD-në, për të balancuar krahët, por demokratët duhet ta dinë se një fitore e tyre me “dushkun” brenda do të ishte komprometuese. Opozita, mund të kishte ushtruar një presion më të madh për ta shmangur këtë fenomen, pavarësisht se përgjegjësia, mbetet gjithsesi tek ata që e iniciuan “dushkun”, te socialistët.
** Punët kanë ardhur deri aty, sa shumëkush mendon se do të konsiderohej një përparim i madh, nëse humbësi nuk do të kontestonte zgjedhjet, pavarësisht nëse ato përputhen apo jo me vullnetin e lirë të zgjedhësve shqiptarë. Por në të vërtetë, në Shqipëri ekziston një opinion shumë i fuqishëm civil (mediatik ose jo), një pjesë e të cilit edhe abstenues, që në fund të fundit nuk është i interesuar direkt se kush është fituesi i zgjedhjeve, aq sa është i interesuar për standardin e tyre. Qytetarët shqiptarë nuk mund të pranojnë një rezultat, ku partitë kryesore, PS-ja dhe PD-ja, do të kishin të dyja së bashku afro 100 deputetë në parlament, ndërsa në proporcional do të kishin afro 2%, 5%, apo 10% të votave!
*** Institucionet ndërkombëtare, posaçërisht OSCE-ja, do të jenë ato që do të vendosin për shkallën e ndershmërisë dhe lirisë së këtyre zgjedhjeve. OSCE-ja duhet të shprehet paraprakisht qartë, nëse do ta njohë devijimin e vullnetit të popullit shqiptar për shkak të “dushkut”, dhe nëse jo, çfarë do të ishte e ardhmja e zgjedhjeve? Përndryshe prezenca e këtij organizmi do të ishte e kotë të vazhdonte. Nëse ajo nuk do të parandalonte dot devijimin e vullnetit të votuesve, gjënë më të rëndësishme, atëherë përse duhet të vazhdojë të qëndrojë kot në Shqipëri? Shqiptarët nuk mund të mbeten pre e eksperimenteve të bëra për shkaqe pazaresh ndërmjet individëve të veçantë, eksperimente këto që e kanë çuar vendin disa herë në krizë. Nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar.