Fatos Klosi: Kërcënime të shtetit ndaj aktivistëve tanë

31/05/2005 Islami ka privatizuar uzinën, largohen njerëz nga puna çdo ditë
"Shteti po sillet sikur disa persona ta kenë pronë private atë. Kërcënime, presione, provokime të përditshme e të shumta, forma nga më të ndryshmet". Kështu ka pohuar Fatos Klosi, ish-shefi i Shërbimit sekret për pesë vjet në Shqipëri, aktualisht kandidat për deputet në Mallakastër. Klosi thotë se i gjithë ky presion vjen ndaj dashamirësve të LSI-së, duke u shkallëzuar ndaj aktivistëve, që janë të dukshëm. "Nuk them se janë policë, pasi nuk i kam parë, pohon Klosi, por shteti dihet se kush është dhe nga kush përfaqësohet, e cilët veprojnë pa u dukur". Kandidati për deputet ka pohuar se masat ndëshkimore ndaj atyre që i takojnë, janë ekstreme. Largime nga puna, ulje nga detyra, një trysni që sa vjen e forcohet dhe po bëhet e pranishme gjatë gjithë kohës. E përditshme, jo vetëm në Ballsh, por dhe në Tiranë. Ky saktëson Klosi, është një sulm shtetëror, që sigurisht në zonën time ka dhe një emër.
Deputeti
Uzinën, sikur e ka privatizuar deputeti Kastriot Islami, që ka ndikimin e tij të padiskutueshëm në heqjen nga puna të atyre që takohen, bisedojnë, apo rrinë me ne. Ish-shefi i punës së fshehtë thotë se veprimet e paligjshme bëhen hapur, derisa ata bëhen nga shteti dhe nuk kanë nga kush të ruhen. Klosi ka pohuar se këto provokime të përditshme nuk njohin rreth apo orar, por vetëm bëhen duke ndëshkuar njerëz që nuk kanë bërë asgjë. Edhe në Tiranë, ka pohuar ai, kjo është tepër e dukshme. Në këtë mënyrë fushata ka nisur të shfaqë tensionin, duke sjellë dhe denoncimet e para. Deputetët që rikandidojnë, por që janë dhe ministra, janë protagonistë të përplasjeve, ku tentohet të përdoren dhe segmente të shtetit.
B.Çollaku